LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë

Osmani: Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se personat me sindromën Down, janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm por të barabartë.

Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se fëmijëve vajza duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë.

“Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes”, ka shkruar Osmani.


Presidentja këto komente i bëri në Ditën Ndërkombëtare të fëmijës vajzë dhe muajit të ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down. /Telegrafi/