Gjykata e Tenderëve ka gjetur se Komuna e Prizrenit i kishte eliminuar nga gara në mënyrë të kundërligjshme operatorët në tenderin për teleferikun e këtij qyteti. Paneli shqyrtues në gjykatën e tenderëve i përbërë nga Blerim Dina, Nuhi Paçarizi dhe Goran Milenkoviq e kanë obliguar Komunën e Prizrenit që të procedojë me vlerësimin e ofertave për këtë tender dhe i njëjti të mos anulohet.
Kjo komunë po synon të ndërtojë teleferikun për qasje më të lehtë në Kalanë e Prizrenit. Kallxo.com ka qenë pjesëmarrëse në seancën ku janë diskutuar ankesat e operatorëve. Paneli Shqyrtues i OSHP-së i ka miratuar si pjesërisht të bazuara ankesat e operatorëve ekonomikë: “I.Seferi”, Konzorciumit “Energoremont D.D & Energoremont D.D & KAG Asphalt Company dhe “Ekoinvest”, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull, “Ndërtimi i Teleferikut për Qasje më të Lehtë në Kalanë e Prizrenit.
Paneli shqyrtues ka sqaruar se është i qëndrueshëm pretendimi i operatorit ekonomik ankues “I. Seferi” se autoriteti kontraktues nuk e ka respektuar afatin për vlerësim të ofertave, i cili është maksimalisht 40 ditë me rregullat e prokurimit publik. Vlerësimi i ofertave për këtë tender ka zgjatur mbi 100 ditë. Lidhur me pretendimet e operatorëve ekonomikë ankues “I.Seferi” dhe konzorciumit të udhëhequr nga “KAG Asphalt” se nga autorieti kontraktues janë eliminuar pa bazë për shkak se nuk i kanë pasur të nostrifikuara referencat, paneli shqyrtues ka konstatuar se ky pretendim është i qëndrueshëm pasi që te njoftimi për kontratë nuk është kërkuar që referencat të jenë të nostrifikuara.
OSHP-ja u ka dhënë të drejtë edhe pretendimeve të operatorëve ankuese “I.Seferi” dhe “Ekoinvest” se pa të drejtë i kanë refuzuar diplomën e juristit në njërën kompani dhe diplomat e ekonomistit dhe juristit në tjetrën kompani, me arsyetim se të njëjtat janë bachelor. Paneli shqyrtues ka konstatuar se në dosjen e tenderit është kërkuar vetëm jurist dhe ekonomist i diplomuar, ndërsa nuk është kërkuar diplomë 4 vjeçare ose master.
“Prandaj edhe diploma bachelor është diplomë universitare për profilin përkatës. Prandaj e njëjta është valide dhe e plotëson kërkesën e dosjes së tenderit”, thuhet në vendimin e Panelit Shqyrtues të OSHP-së. Në njoftimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Teleferikut për Qasje më të Lehtë në Kalanë e Prizrenit” nga ana e Komunës së Prizrenit thuhet se “një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”. Por, kompanitë që kanë qenë në garë kanë pretenduar se komuna ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit kur ka vendosur ta anulojë këtë tender.
Komuna e Prizrenit si autoritet kontraktues ka sqaruar për kallxo.com se operatorët janë eliminuar nga aktiviteti i prokurimit për shkak se kanë qenë të papërgjegjshëm. Njoftimi për kontratë për këtë aktivitet të prokurimit është përgatitur në muajin prill të vitit 2017 dhe afati për operatorët ekonomikë për dorëzimin e aplikacioneve ka qenë deri në muajin qershor.
Tre operatorë kanë dorëzuar ofertat e tyre. Kompania “I. Seferi” me seli në Prizren ka ofertuar me një çmim prej 3 milionë e 411 mijë eurove. Konsorciumi “Energoremont D.D-Dega në Kosovë & Energoremont D.D & KAG Asphalt company” ka ofertuar me 3 milionë e 465 mijë euro, ndërsa operatori “Ekoinvest” me seli në Prishtinë ka ofertuar me 3 milionë e 296 mijë euro. Komuna e Prizrenit ka vonuar plot 100 ditë vlerësimin e këtyre ofertave. Më 30 tetor 2017 ka vendosur që këtë tender të anulojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës