LAJMI I FUNDIT:

OSBE: Vëzhguesit tanë janë arrestuar në Donetsk dhe Luhansk, po përpiqemi t’i lirojmë

OSBE: Vëzhguesit tanë janë arrestuar në Donetsk dhe Luhansk, po përpiqemi t’i lirojmë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se po punon për lirimin e disa anëtarëve të Misionit Special të Monitorimit (SMM), të cilët janë arrestuar në lindje të Ukrainës.

“OSBE-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar që një sërë anëtarësh të misionit kombëtar të SMM-së janë privuar nga liria në Donetsk dhe Luhansk”, shkruan fillimisht në njoftimin e organizatës.

“OSBE po përdor të gjitha kanalet e mundshme për të lehtësuar lirimin e stafit të saj”, njoftoi ajo duke mos dhënë më shumë detaje në këtë fazë.


Kujtojmë se separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar rajonet juglindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, të njohura kolektivisht si Donbas, për gati tetë vjet, raporton skynews.

OSBE-ja është organizata ndërqeveritare më e madhe rajonale në botë që merret me siguri ndërsa ka statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara.

Johnson bisedoi me Zelenskyn për fazën e re të ndihmës ushtarake
Lexo po ashtu Johnson bisedoi me Zelenskyn për fazën e re të ndihmës ushtarake

Mandati i saj përfshin çështje të tilla, si kontrolli i armëve, promovimi i të drejtave të njeriut, liria e shtypit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. /Telegrafi/