LAJMI I FUNDIT:

Osasuna reagon për vdekjen tragjike të mjekut në zhveshtoren e Barcelonës

Osasuna reagon për vdekjen tragjike të mjekut në zhveshtoren e Barcelonës

Osasuna ka dalë me reagim në lidhje me vdekjen e doktorit të ekipit të parë të Brcelonës, Carles Minarro Garcia.

Derisa ndeshja ishte planifikuar të luhej në ora 21:00, filluan raportimet e para nga mediat spanjolle se një person kishte ndërruar jetë në zhveshtoren e klubit katalanas.

Osasuna i ka shprehur ngushëllime Barcelonës dhe familjes për vdekjen e doktorit.


Barcelona reagon për rastin e vdekjes së anëtarit të tyre në zhveshtoren e ekipit
Lexo po ashtu Barcelona reagon për rastin e vdekjes së anëtarit të tyre në zhveshtoren e ekipit

“Klubi Atletico Osasuna dëshiron t’i përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Dr. Carles Minarro Garcia dhe dëshiron të dërgojë një ngushëllim për të gjithë stafin e FC Barcelona, ​​si dhe për tifozët e saj, në këtë kohë të vështirë. U preftë në paqe”, thuhet në reagimin e Osasunas.

Joan Laporta ende nuk ka dalë me një prononcim, pasi rasti e ka lënë të shokuar.

Lojtarët e Barcelonës dolën në fushë, ndërsa u njoftuan pikërisht nga presidenti për tragjedinë. /Telegrafi/