Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se ekipi i tyre për më shumë se 13 orë, ka bërë lokalizmin e  dy turistëve zviceran, të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

ShkShMK tutje njofton se aksioni për gjetjen e dy turistëve zviceran është zhvilluar në një teren me rrezikshmëri të lartë në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.


“Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.  Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri. Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar. Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore. Pritet të bëhet evakuimi i tyre përmes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë. /Telegrafi/