Oriola Marashi vazhdon të jetë ndër modelet më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Bukuroshja brune përmes rrjeteve sociale mundohet të qëndrojë afër fansave, të cilët e përkrahin vazhdimisht.


Ajo së fundmi ka bërë të ditur se do të qëndrojë një muaj në Turqi, nga edhe po sjell poza atraktive.

Veprim të tillë e ka bërë në një postim në Instagram, teksa u pa e veshur me një fustan të bardhë dhe tejet elegant.

Derisa pati rastin që të theksojë tiparet e mrekullueshme trupore, në përshkrim Oriola ka vendosur që të ironizojë me një firmë të rrobave.

“Palm Angjelzi shqiptar”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Vlen të theksohet se për bukuroshen aludohet se është ndarë nga futbollisti i njohur, Eros Grezda. /Telegrafi/