Vazhdon të jetë njëra nga femrat më atraktive shqiptare, derisa tërheq vëmendje me secilën pozë që sjell.

Fjala është për modelen nga Shqipëria, Oriola Marashi, e cila në rrjetet sociale është mjaft e ndjekur dhe publikon imazhe të llojllojshme.


Në njërën prej fotografive të fundit, Marashi duket tejet në formë, ku i gjithë fokusi është te linjat trupore të saj.

"Marashi me theks të A parë", ka shkruar 21-vjeçarja në pozën provokuese nga pasqyra.

Oriola ditë më parë ka njoftuar fansat e saj se është bërë pjesë e kompanisë së madhe botërore "Guess".

E njëjta tash e sa kohë e ka paralajmëruar futjen e saj në muzikë, por akoma nuk ka sjell ndonjë këngë për fansat e saj. /Telegrafi/