Modelja shqiptare, Oriola Marashi ka një numër të madh të fansave në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram numëron mbi 660 mijë të tillë.

Nisur nga kjo, Oriola është mjaft aktive dhe sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme si profesional, por edhe nga përditshmëria e saj.


Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teka postoi disa foto të reja në InstaStory me të cilat mori vëmendje.

oriolamarashi 274371503 499390651710309 2343477175636241580 n Foto: Oriola Marashi/Instagram

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare pozoi në një veshje të ngushtë sportive ngjyrë blu e cila ia theksonte linjat në mënyrë perfekte.

Me një makijazh të thjeshtë, Oriola dukej mahnitëse teksa shijonte natyrën e mrekullueshme të qytetit Lugano në Zvicër.

oriolamarashi 274201740 323732569569626 5510409949698748275 n Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndërkaq, theksojmë që modelja e famshme nga Shqipëria mbetet e angazhuar si imazh i disa markave të njohura ndërkombëtare. /Telegrafi/