Oriola Marashi përveç që ka arritur suksese të shumta në vendlindje, ajo ka depërtuar edhe përtej kufijve shqiptarë duke u bërë imazh i markave të njohura botërore.

Supermodelja shqiptare edhe këto ditë ka qenë e angazhuar në realizimin e një fotosesioni të ri për markën “Guess”, e cila ka kohë që është bërë pjesë e shtëpisë së njohur të modës.


Këtë herë Oriolën e shohim shumë më ndryshe se që jemi mësuar, me një pamje të re, flokë të shkurta dhe stil klasik në veshje, teksa pozon pranë një mashkulli.

oriolamarashi 241214511 667698477521963 2690428412289297432 n

Modelja njoftoj përmes një postimi në Instagram se “Guess” ka sjellë një kampanjë të re të linjës “Marciano”.

E veshur me një fustan të zi për trupi dhe syze dielli po ashtu të zeza, Oriola shoqërohet nga një model mashkull, i cili gjithashtu kishte të veshur një kostum elegant.

oriolamarashi 241285453 2977071922553420 8757594474768617965 n

“Momenti më krenar në jetën time”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve që ka hedhur në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, Oriola ka më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram, ku edhe nuk mungojnë imazhe nga më të ndryshmet, disa prej të cilave duken mjaft provokuese. /Telegrafi/