Javë që lamë pas u mbajt edicioni i 79-të i Festivalit të Filmit në Venecia që mblodhi emra të njohur të arti, muzikës dhe fushave të tjera.

As këtë edicion nuk kanë munguar prezenca e shqiptarëve disa prej të cilëve parakaluan në tapetin e kuq të festivalit.


Ne mesin e atyre që ishin të pranishëm këtë vit në Venecia është edhe modelja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi.

306583065 409504287971309 5440855326846361549 n Foto: Oriola Marashi/Instagram

Modelja 26 - vjeçare ishte pjesë e eventit “amfAR” dhe mori vëmendjen me paraqitjen e veshur në një fustan me dekolte të hapur ngjyrë bronzi.

Ndërkohë, së fundit Oriola ka publikuar disa imazhe të reja me një tjetër paraqitje tërë shkëlqim në Venecia.

306875253 863459197955029 2292147368867327106 n Foto: Oriola Marashi/Instagram

E veshur me një fustan pa mëngë ngjyrë gri dhe me çarje unike në njërën anë, modelja shqiptare përshtati dukjen me një palë doreza lëkure dhe syze dielli.

Paraqitja elegante vuri në pah fizikun e formësuar të Oriolës, e cila dukej më tërheqëse se kurrë më parë.

306553179 139102035495405 8871609341361306457 n Foto: Oriola Marashi/Instagram

Disa prej fotografive të modeles u realizuan në rrugë duke marr kështu vëmendjen e alimentarëve të rastit.

Ndërkohë, edhe në llogarinë e saj të Instagramit imazhet u vërshuan me komente nga ana e djegësve që ishin kryesisht pozitive. /Telegrafi/

306427534 5628133320641820 8941495292316351200 n Foto: Oriola Marashi/Instagram

306427650 2888537531450467 3259296749078762244 n Foto: Oriola Marashi/Instagram