Telegrafi

Oriola Marashi me imazhe që nxitin fantazinë

Oriola Marashi (Foto: Juxhin Kurti/Instagram/oriolamarashi)

Duke qenë një prej femrave më atraktive shqiptare, Oriola Marashi arrin të tërheqë vëmendje sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.

Në kuadër të punës së saj, modelja, e cila po ndërton famë ndërkombëtare, së fundmi ka bërë një set fotografik me rrobabanje.

Lexo po ashtu Oriola, e mrekullueshme me kostum të larjes

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo ka pozuar para fotografit Juxhin Kurti dhe duket për mrekulli.

“Nuk mund t’i rezistoja publikimit të kësaj fotografie nga puna ime e fundit”, është përshkrimi i njërit prej imazheve të postuara në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa disa fotografi të saja i ka shpërndarë edhe brendi ‘OMG’, për të cilin ka reklamuar bukuroshja. /Telegrafi/