LAJMI I FUNDIT:

Orientimi i ri i politikës së zhvillimit të Bashkimit Evropian

Orientimi i ri i politikës së zhvillimit të Bashkimit Evropian

Më shumë kontuinitet, më shumë partneritet: Këto nuk janë synime të reja për politikën evropiane të zhvillimit, por Këshilli i BE-së i përcaktoi ato si udhërrëfyese të politikës së zhvillimit në të ardhmen.

Kontinenti afrikan pritet të përfitojë nga këndvështrimi i ri i politikës së zhvillimit të BE-së, që u vulos të premten. Ky është konkluzioni i „Institutit për Studimet e Sigurisë”, që është i angazhuar në disa vende afrikane. Direktivat e reja të BE-së në politikën e zhvillimit, kanë si qëllim që BE në të ardhmen të fokusohet më shumë tek vendet e varfra, shumica e të cilave gjendet në Afrikë, thuhet në një analizë të institutit.

BE nuk e ka fjalën për direktiva për ndihmën e menjëhershme të zhvillimit, por për projekte të qëndrueshme që në plan afatgjatë sjellin vende pune. Vendet e BE-së dhe donatorët më të mëdhenj në botë duan të akordojnë më mirë planet e zhvillimit për vendet e varfra në botë, dhe të koordinojnë ndihmën me partnerët aty. Federica Mogherini, e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, është e bindur: „Ne besojmë, se investimet në zhvillim, për sigurimin e paqes dhe pasojave të klimës janë një mjet i rëndësishëm për të forcuar sigurinë dhe forcën tonë. Prandaj BE në të ardhmen do të veprojë gjithmonë në krah të Kombeve të Bashkuara.”


BE përshtati direktivat e politikës së zhvillimit, të përpiluara që në vitin 2005, me kërkesat e Kombeve të Bashkuara. OKB ka vendosur objektivat e politikës së zhvillimit deri në vitin 2030.

„Kjo do të jetë baza e punës sonë për vitet e ardhshme” u shpreh sekretari i Shtetit në Ministrinë e Zhvillimit, Thomas Silberhorn në Bruksel. „Natyrisht kjo duhet të pasojë me veprime konkrete. Për ne ka rëndësi, krahas bashkëpunimit me shtetet e orientuara nga reformat, edhe tregtia e ndershme, tatimi i drejtë, një rend global i drejtë.” Ministrat e Zhvillimit të BE-së duan që të largohen nga frazat boshe, por të zhvillojnë më tej bashkëpunimin në kuadër të marrëveshjes “Compacts with Africa”. Kjo marrëveshje synon që të zbutet vala e emigrimit të të rinjve afrikanë në drejtim të veriut dhe drejt Mesdheut për të ardhur në Evropë. Të rinjve afrikanë duhet t’u ofrohen shanse në vendet e tyre apo në vendet e tranzitit.

Amina Mohammed, Zëvendëssekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe përgjegjëse për axhendën 2030 mori pjesë në takimin e BE në Bruksel. Ajo e përshëndeti faktin që BE dhe Kombet e Bashkuara tani duan të punojnë më shumë krah njëra-tjetrës. Por ajo kritikoi SHBA që deri më tani ka qenë një aktor vendimtar në politikën e zhvillimit. Nuk duhet të ndodhë tërheqja nga politika e klimës, kaq kardinale për vendet në zhvillim, kërkoi Amina Mohammed. “Kjo do të thotë, që ne nuk duam të lëmë askënd në baltë, këtë e përfshin edhe Marrëveshja e Parisit, këtu përfshihen edhe inovacionet dhe kërkimi për mjetet financiare për të vënë në jetë këtë marrëveshje.”

Por partneritet në politikën e zhvillimit do të thotë më shumë përgjegjësi për vendet afrikane, thotë Thomas Silberhorn. “Ka një përgjegjësi të madhe të qeverive në këto vende, në të cilat ka kriza urie-shikoni Nigerinë, Sudanin jugor. Këto janë vende të pasura. Duhet të këmbëngulim më shumë që shtetet e prekura të bëjnë më shumë punë preventive”, kërkon Silberhorn. Megjithatë ndihma konkrete financiare për vendet në zhvillim nuk u premtuan nga ministrat e Zhvillimit të BE-së. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori