Dje (e shtunë) dhe sot (e diel) në Palestrën e SHFMU “TEFIK ÇANGA” në Ferizaj u mbajt turneu tradicional për Ditën e Flamurit për veteranë dhe për seniorë. Për te respektuar të rënët në Shqipëri u mbajt nga një minutë heshtje.
Dje duke filluar nga ora 11:00 u zhvilluan garat në kategorinë e veteranëve, ku morën pjesë rreth 60 pingpongistë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia.
Në kategorinë mbi 65 ishin 7 lojtarë të cilët u ndanë në dy grupe, e pas garave secili me secilin, dy më të mirët vazhduan në gjysmëfinale. Gjysmëfinalen e parë e fitoi Angel Simovski nda Jakup Kasapollit, në gjysmëfinalen tjetër Shaip Reçica fitoi ndaj Vehbi Raçit. Në finale pas një ndeshje të fortë, maqedonasi Angel Simovski fitoi me 3-1 ndaj Shaip Reçicës, duke ja mohuar të vetmin titull për këtë vit.
Kësaj radhe kishim edhe kategorinë mbi 60, në të cilën morën pjesë pesë lojtarë, e pas garave secili me secilin, i pari doli Mile Preteski, i dyti Petar Jovanovski, i treti Dimce Taskovski, i katërti Nezir Lokaj dhe i pesti Sadri Hulaj.
Në kategorinë mbi 50 si zakonisht ka më së shumti pjesëmarrës, edhe kësaj radhe ishin mbi 20 lojtarë të cilët u ndanë në gjashtë grupe me nga katër e tre lojtarë, e pas shumë ndeshjeve të bukura dhe të forta, në gjysmë finalen e parë Nehat Çitaku fitoi ndaj Eroll Boshnjakut, e në gjysmëfinalen tjetër ‘befasoi’ Vili Angelov që e mposhti Marian Avramovskin me rezultat të ngushtë 3-2. Në finale Nehat Çitaku fitoi si në fazën e grupeve ndaj Vili Angelov me rezultat 3-1.
Kategoria më e fortë mbi 40 kishte numër pak më të vogël se ajo mbi 50, por të gjitha ndeshjet ishin mjaft atraktive dhe të forta. Pas fazës së grupeve Besart Domaniku fitoi ndaj Erxhan Karabaxhakut në të tetën e finales dhe ndaj Jeton Beqirit në gjysmëfinale, në anën tjetër Alimehmet Kaqaniku në të tetën e finales fitoi ndaj Eroll Karabaxhakut dhe ndaj Driton Laskës në gjysmë finale. Në finale, Besart Domaniku e kontrolloj plotësisht lojën ndaj Alimehmet Kaqanikut duke fituar me rezultat 3-0.
Në kategorinë e çifteve ishin të paraqitura 18 dyshe, ku shumë ndeshje ishin finale para finales, duke ardhur deri në gjysmëfinale e parë ku Marjan Avramovski/Saso Stojanovski fituan me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Eroll Boshnjaku/Erxhan Karabaxhaku. Në gjysmëfinalen tjetër Alimemet Kaçaniku/Jeton Beqiri fituan me 3:1 ndaj Dritan Laska/Nehat Çitaku. Në finale të pranishmit u mahniten me llojllojshmërinë e shkëmbimeve dhe me angazhimet e të dy çifteve, në fund me rezultat 3:1 kampion u shpallën Alimemet Kaçaniku/Jeton Beqiri.
Sot (e diel) po ashtu në Palestrën e SHFMU “TEFIK ÇANGA”në Ferizaj u mbajt turneu tredicional për Ditën e Flamurit kombëtar për seniorë. Morën pjesë rreth 100 pingpongistë e pingpongiste nga klubet e Kosovës dhe Shqipëria.
Në konkurrencën e femrave garuan lojtaret më të mira të Kosovës. Në takimet gjysmëfinale Iliriana Haliti e mundi Hanife Zeqirin me rezultatin 3:0, kur Linda Zeqiri, Shega Hashanin, po ashtu me 3-0.
Ndeshja finale ishte shumë e bukur dhe me rivalitet të lartë, ku u desh të luhej seti i pestë për tu vendosur fituesja. Kësaj radhe fitorja i takoi Iliriana Halitit me 3-2 në sete.
Te meshkujt pas ndeshjeve në grupe, në shortin kryesor pati shumë ndeshje të mira dhe interesante, ku pati edhe lojtar nga Shqipëria. Në gjysmëfinale, Rrahman Ademaj i rezistoi Kreshnik Mahmutit, por ky i fundit dëshmoi formën e tij të mire dhe nuk lejoi që të mposhtet. Në gjysmëfinalen e dytë Fatih Karabaxhaku ishte më i mire se Yll Maloku i Ferizajt, megjithëse hasi në lojë të forte të Yllit.
Në finale, të gjithë të pranishmit në sallë u kënaqën me lojën atraktive dhe cilësore të dy lojtarëve më të mire aktualisht në Kosovë, Kreshnik Mahmutit dhe Fatih Karabaxhakut. Kreshniku fitoi setin e pare dhe të tretë, kurse Fatihu e barazoi në të dyja rastet dhe në setin e pestë Fatihu krijoi epërsi të lartë me 6-1 në sete, të cilën e ruajti deri në fund duke fituar setin me 11-5 dhe gjithë ndeshjen me 3-2 në sete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kombëtarja e Kosovës U21 nis kampin dhjetëditor në Antalia

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Van Dijk, 60 milionë euro për yllin e Dortmundit

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren