LAJMI I FUNDIT:

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet
Skena e "Eurovision 2024" (Foto: Reuters)

Agjencia suedeze e lajmeve TT njoftoi se kushdo që përpiqet të sjellë një flamur palestinez ose një tabelë me një mesazh politik në hyrje të “Malmo Arena” gjatë Festivalit të Këngës në Eurovision, do të ndalohet nga rojet.

Organizatorët e Eurovisionit thanë të enjten se rezervojnë të drejtën për të hequr flamujt palestinezë dhe simbolet pro-palestineze gjatë shfaqjeve gjysmëfinale dhe finale të konkursit javën e ardhshme në Suedi.

Njoftimi u bë mes tensioneve të rritura rreth pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin muzikor. Grupet pro-palestineze pritet të organizojnë protesta të mëdha në Malmo për të rritur ndërgjegjësimin për luftën në Gaza.


Skena e “Eurovision 2024” (Foto: Reuters)

Michelle Roverelli, kreu i komunikimit për Unionin Evropian të Transmetuesve, i cili organizon konkursin, tha se audienca lejohej të sillte dhe shfaqte vetëm flamuj që përfaqësonin vendet pjesëmarrëse në ngjarje, si dhe flamurin ylber.

EBU me bazë në Gjenevë rezervon të drejtën “të heqë çdo flamur apo simbol tjetër, veshje, objekte dhe banderola”, thuhet në deklaratën për Associated Press.

Agjencia suedeze e lajmeve TT raportoi se kushdo që përpiqet të sjellë një flamur palestinez ose një tabelë me një mesazh politik në hyrje do të ndalohej nga rojet. Martin Osterdahl, mbikëqyrës ekzekutiv i konkursit, tha për TT se “këto rregulla janë të njëjta si vitin e kaluar – nuk ka asnjë ndryshim”.

Konkursi, i cili tërheq qindra miliona shikues çdo vit, zhvillohet këtë vit nga 7 deri më 11 maj në Malmo pas fitores së vitit të kaluar nga Loreen me këngën “Tattoo”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Magazina
Kalo në kategori