Organizata “Handikos” me degën e saj në Gjakovë po vazhdon të bëjë ofrimin e shërbimeve sociale, shërbime të cilat shërbejnë si një një dorë e sigurt për familjet dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Handikos dega në Gjakovë, përmes punës së tyre në qendër dhe në terren, janë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë  me përkushtim, mirëkuptim dhe profesionalizëm.


Shërbimet që ofrohen nga Handikos në Gjakovë janë këshillim, mbështetje emocionale, ndërlidhje me institucionet si dhe ndihmë konkrete, sepse pavarësisht sfidave, sipas "Handikos" çdo fëmijë meriton të rritet me dinjijet dhe përfshirje.

Tutje bëhet e ditur se këto shërbime janë duke u fruar në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimeve rehabilituse për personat me aftësi të kufizuara të ofruara nga Qendra e Rehabilitimit të Bazuar në Komunitet Handikos Gjakovë”, i financuar nga Ministria e Drejtësisë, dhe i implementuar nga "Handikos" në Gjakovë.