LAJMI I FUNDIT:

Organet kompetente në Maqedoni dalin me rekomandime për sezonin e gripit

Organet kompetente në Maqedoni dalin me rekomandime për sezonin e gripit

Në sistemin “Termini im” janë evidentuar 7807 të sëmurë nga gripi nga fillimi i muajit dhjetor, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet rritje e vazhdueshme e numrit të të infektuarve. Për këtë arsyer rekomandohet që të bëhen dezinfektime themelore në të gjitha kopshtet dhe shkollat në vend, vendosi Komisioni i sëmundjeve invektive në seancën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të këtij Komisioni, në shkollat dhe kopshtet është vërejtur mungesë më e madhe e fëmijëve të sëmurë ndërsa duke pasur parasysh se afron pushimi shkollor, mundësia për transmetimin e e gripit midis nxënësve në shkolla do të ulet.

Komisioni rekomandoi se dezinfektimet e kopshteve të fëmijëve duhet që ta bëjnë Qendrat e Shëndetit Publik, të premten në orët e pasdites dhe të shtunën në orët e paradites, ndërsa shkollat duhet që të bëjnë dezinfektim gjatë pushimit, respektivisht para fillimit të semestrit të dytë.


Komisioni rekomandoi që në të gjitha kopshtet të bëhet dezinfektim i rregullt, njëherë në çdo dy javë në periudhën e gripave, si dhe në mënyrë të vazhdueshme të rritet shkalla e higjienës dhe ajrosja më e shpeshtë.

Përkundër kësaj Komisioni, kërkon që të kufizohen vizitat e pacientëve të hospitalizuar në spitale, me qëllim që të pengohen infeksionet intrahospitale.

Ata gjithashtu rekomandojnë që qytetarët të shmangin qëndrimin në tubime të mëdha, ku ka prani të shumtë të njerëzve dhe të shmangin kontaktin me persona të sëmurë./

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori