Edicioni 2024/25 në Albi Mall Superligë po i vije fundi dhe deri në përfundim do të luhen edhe dy xhiro.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar edhe orarin e xhiros së 35-të ku të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën kohë.


Dita e shtunë pritet të jetë spektakolare në futbollin kosovar, pasi pesë duelet e Superligës zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

Vëmendja do të jetë në derbin e Gjilanit, ku Gjilani është nikoqir i Dritës.

Por sfida shumë interesante padyshim që do të zhvillohen edhe në Suharekë dhe Malishevë. Ballkani pret Llapin që kërkon vetëm fitoren, derisa Malisheva përballet me Suharekën.

Skuadra tanimë e rënë nga Superliga, Feronikeli '74 do të pres Prishtinën në Drenas, derisa Dukagjini dhe Ferizaj përballen në stadiumin '16 qershori' në Klinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app