Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar, pasi xhiro e 30-të do të fillojë të shtunën.

Tanimë është publikuar orari, por edhe është hedhur shorti për gjyqtarët.


Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën mes Malishevës dhe Llapit me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë të dielën lideri aktual Drita luan në udhëtim te Suhareka nga ora 15:00.

E nga ora 20:00 në stadiumin 'Fadil Vokrri', Prishtina pret Ferizajn.

Të hënën në program janë dy ndeshje për t'u zhvilluar, ku Gjilani pret Dukagjinin dhe Ballkani luan në udhëtim te Feronikeli '74. /Telegrafi/

telegrafi sport app