Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit për të cilin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se ka për qëllimin fuqizimin e konsumatorit.
Por, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të mbështesin përkohësisht asnjë nismë që vjen nga ministrja Rozeta Hajdari.
Ky Projektligj është bartur në seancën e ardhshme për shkak të mungesës në votim.
“Qëllimi i këtij Projektligji është fuqizimi për rol aktiv në treg që ushtron të drejtat dhe fuqinë e tij/saj të zgjedhjes së mirinformuar në blerjen e mallrave dhe shërbimeve të pranuara. Politikat e mirëfillta të hartuara dhe zbatuara për mbrojtjen e konsumatorit i mundësojnë atyre të bëjnë zgjedhje të mirinformuara duke ndikuar pozitivisht në krijimin e një konkurrence të shëndosh dhe rritje të qëndrueshme. Plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit synon pra që konsumatori të fuqizohet dhe të luaj rol aktiv gjë që kërkon forcimin e besimit të konsumatorëve në blerjen e mallrave dhe shërbimeve”, ka thënë Hajdari.
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se nuk do të votojnë asnjë nismë që vjen nga ministrja Hajdari e cila sipas tij i ka sjell dëm material dhe juridik sektorit të tregtisë, industrisë dhe ndërmarrësisë.
“Ajo çka është substanciale që grupi jonë parlamentar nuk mund ta mbështetë ligjin është se ne tashmë kemi të deponuar tash e disa kohë ndoshta muaj një draft rezolutë për të cilën ne kemi kërkuar dhe kërkojmë shkarkimin e ministres Hajdarin mbi faktin dhe argumentet që shkeljet që ka bërë në kuadër të ministrisë, veprimet e menaxhimit jo në nivel tash e dy vjet kjo ministri udhëhiqet nga ushtrues detyre të sekretarëve dhe dikastereve andaj nuk mund të mbështesim përkohësisht asnjë nismë ligjore që vije nga ministrja e papërgjegjshme dhe e pa kompetencë duke pas mbi vete dhe barrë dënime të gjykatave. Grupi jonë parlamentar nuk do të jetë pjesë e asnjë votimi ,asnjë nisme të kësaj mistrie e cila i ka sjell dëm material dhje juridik sektorit të tregtisë, industrisë dhe ndërmarrësisë”, ka thënë Shala.
Për këtë ka folur edhe deputeti Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“E konsideroj të paimagjinueshëm që në Kuvend të Republikës së Kosovës të lejohen të sjellën ligje një ministre e dënuar nga gjykata e Republikës së Kosovës për fshehje të pasurisë dhe një ministre që është në proces gjyqësor për shkeljen e një fëmiu nëntë vjeçar, të paktën kështu pretendohet. E kam të pamundur ta imagjinoj se kjo po ndodh në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërsa ministrja Hajdari ka thënë se këto nuk janë të vërteta dhe se për çështje të tilla do të përgjigjet në mocionin e thirrur.
“Të gjitha këto që i dëgjoj ju do ta keni mocionin që do ta diskutojmë por të gjitha janë të pavërteta, deklarimet e zotit Shala po ashtu edhe Besian Mustafa do të ju përgjigjem në mocionin që do të diskutohet”, ka thënë ajo. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë