Opozita s’tërhiqet së protestuari (Video)
Subjektet opozitare do e vazhdojnë edhe më fuqishëm kundërshtimin e tyre ndaj Qeverisë, ani pse Hashim Thaçi është zgjedhur në postin e të parit të vendit.
Opozita ka konfirmuar se kundërshtimi i tyre do të jetë edhe më i fuqishëm.
Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka deklaruar për Tribuna Channel se ende nuk janë definuar format e reja të protestës por rezistenca ndaj Qeverisë do të jetë e vazhdueshme.
“Për planet e ardhshme nga e hëna i bëjmë publike, por që rezistenca ndaj Qeverisë antikushtetuese do të vazhdojë edhe më fuqishëm”, tha ai.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se janë duke u diskutuar format e protestimit të opozitës përfshirë këtu edhe mundësin për kthimin e e tendave në shesh, nga ku i kishte larguar mbrëmë Policia e Kosovës.


















































