Kuvendi i Vushtrrisë nuk ka mundur ta miratojë Planin Komunal Zhvillimor 2017-2024, pasi që këshilltarët opozitarë kanë kundërshtuar pjesën në segmentin 8-të të qytetit, e cila me plan është paraparë zonë e gjelbëruar, ndërkohë që atë pjesë të tokës e kishte privatizuar kompania “Emona City”, e cila do të ndërtojë një qendër të madhe tregtare dhe do të punësojë 200 vushtrrias.
Kuvendi i Vushtrrisë në mbledhjen e fundit nuk ka arritur ta miratojë Planin Zhvillimor Komunal 2017-2024, pasi që atë e kanë kundërshtuar këshilltarët e opozitës. Në fakt, nuk është gjetur konsensusi që Plani Komunal Zhvillimor ta merrte dritën e gjelbër. Ky dokument strategjik për Vushtrrinë, tani për tani ka mbetur pa u miratuar dhe kështu besojnë se do të mbesë edhe këshilltarët e opozitës.
Plani i prezantuar nga drejtori i Urbanizmit në komunën e Vushtrrisë, Sami Istrefi, është kundërshtuar fillimisht nga këshilltarja Arta Ismajli (e pavarur) e Ali Januzi nga VV-ja, e më pas edhe nga Hysni Gërguri (LDK), Rrahim Ajeti (AAK) dhe Muharrem Shabani (i pavarur), ndërsa për shtyrje të miratimit u deklaruan edhe vetë kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku.
Por, kryesuesi i Kuvendit të Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, ka kërkuar që miratimi i Planit Komunal Zhvillimor të mos shtyhet, pasi që sipas tij, edhe në mbledhjen tjetër do të ketë kundërshtime.
“Gjithmonë do të ketë të tillë që do ta kundërshtojnë, për këtë arsye unë nuk e shoh të arsyeshme që miratimi i këtij dokumenti strategjik të shtyhet për një datë tjetër”, ka thënë Zhegrova. Është interesant fakti, se planin e kundërshtojnë edhe këshilltarë të pozitës, gjë që ka bërë që miratimi të dështojë.
Me Planin Komunal Zhvillimor 2017-2024, sipas opozitës komuna ka planifikuar që ta gjelbërojë një pjesë të tokës, rreth një hektar tokë në segmentin 8-të të qytetit. Atë pjesë të tokës, siç thotë opozita e kishte privatizuar kompania “Emona City” nga AKP-ja me qëllimin që në atë pjesë ta ngrejë një qendër tregtare, por ajo pronë ishte uzurpuar dhe nuk i është liruar blerësit deri në këtë vit.
“Emona Cyti” është një prej kompanive më të mëdha tregtare në Kosovë dhe ajo ka të hapura qendra tregtare pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës. Përveç se ka dy qendra tregtare në Vushtrri, kjo kompani synon ta ndërtojë edhe një qendër të madhe tregtare, në pjesën e tokës që ka blerë nga AKP-ja.
Këshilltarët opozitarë këmbëngulin se komuna nuk ka të drejtë që strategjinë e zhvillimit ekonomik, apo Planin Zhvillimor Komunal ta orientojë në ato prona që nuk janë të saj.
“Opozita në Vushtrri shpëtoi projektin milionësh dhe 200 vende pune. Arta Ismajli, Ali Jonuzi, Muharrem Shabani, Mek Selaci, Rrahim Ajeti dhe Ergin Sungur janë asambleistët e opozitës në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që të paktën përkohësisht arritën t’i shpëtojnë investimet milionëshe të kompanisë tregtare ‘Emona’ në Vushtrri’’’, thonë pothuajse me një zë në komunën e Vushtrrisë.
Ndërkaq, njëri prej këshilltarëve, i cili më së shumti ka këmbëngulur që Plani Zhvillimor Komunal 2017-2024 të mos kalojë në Kuvend, Rrahim Ajeti (AAK) i ka thënë “Zërit”, të hënën se prona e një kompanie nuk mund të merret dhe të shpallet zonë e gjelbëruar për faktin se aty do të investohen 5 milionë euro dhe se do të punësohen shumë njerëz.
“Njëherë për njëherë e kemi shpëtuar projektin, e kemi shpëtuar një investim të madh dhe 200 vende pune që i siguron kompania pas ndërtimit të qendrës tregtare. Kjo kompani para disa vjetësh kishte blerë një sipërfaqe toke nga AKP-ja, e cila i është liruar tek këtë vit. Kjo parcelë me mbi 1 hektar ishte blerë për shkak se kompania kishte për synim ndërtimin e një qendre të madhe tregtare. Për këtë qëllim është hartuar edhe projekti, planifikohen të hapen mbi 200 vende pune”, ka siguruar Ajeti.
Në anën tjetër, “Zëri” nga burime përbrenda komunës, ka mësuar se kompania “Emona” kishte dorëzuar kërkesën për leje ndërtimi që në janar të këtij viti, por sipas këtij burimi kërkesa nuk është aprovuar, por as nuk është refuzuar.
“Kërkesa e kompanisë ‘Emona‘nuk është aprovuar, por as nuk është refuzuar, sepse kjo zonë, sipas një vendimi të Kuvendit të Vushtrrisë të vitit 2009 është shpallur zonë gjelbëruese. Me Planin e ri Zhvillimor Urban, gjatë debateve që janë organizuar, kjo zonë ka marrë destinim të ri, ku lejohet ndërtimi. Mirëpo, në fund, në fazën finale, për arsye ende të panjohura, kjo zonë rikthehet në gjendjen e mëparshme. Ky në fakt është shkaku kryesor që Plani Komunal Zhvillimor nuk po e merr dritën e gjelbër. Janë edhe disa zona tjera kontestuese, por më pak të rëndësishme”, ka thënë burimi.
Gazeta është përpjekur ta kontaktojë drejtorin e Urbanizmit, Sami Istrefi, por edhe kryesuesin e Kuvendit të Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, por telefonat e tyre kanë rezultuar të mbyllur, të hënën. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa