Opozita është rikthyer këtë të enjte në Kuvend, ndërsa vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative lidhur me përjashtimin e disa deputetëve të PD-së nga seancat plenare, u bë shkak që edhe kjo seancë të niste me debate e tensione.
Kreu i Grupt Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiroali se i përjashtoi deputetë pa ligj, duke i kërkuar asaj të japë dorëheqjen.
“Klotilda Bushka, përfshirë dhe atë që e keni në burg, do të duhet të dorëhiqeni nga funksionet që mbani se për 30 ditë keni penguar me urdhër të krimit të organizuar mos të marrim pjesë në seancat plenare. Në kundërshtim me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit i keni vënë opozitës kangjella, roje sigurie. Ti zonjë që je ulur atje në maj, je thjesht dhe vetëm përfaqësuese e krimit ët organizuar, duhet të dorëhiqesh nga pozicioni jo sepse për 1 muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë detyrën e vet. Turp e vetëm turp. Duhet të jepni dorëheqjen sepse për opozitën t’i nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige. Momenti kur i me urdhër të krimit ët organizuar ke vendosur të grisësh rregulloren e Kuvendit, nuk mund të ulesh më aty. Të dënosh deputetë e opozitë pa ligj, t’i heqësh mandatin për 30 dit, këtë e bën vetëm një grup kriminal”, tha Bardhi.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe deputeti demokrat, Asllan Dogjani i cili po ashtu akuzoi kryetaren Spiropali se “me urdhër të Ramës” vendosi përjashtimin e 24 deputetëve. Sipas tij, qëllimi ishte që t’i mbyllte gojën opozitës “duke shkelur rregulloren dhe Kushtetutën e vendit”.
“Po shkelni rregulloren përsëri. Tani flisni ministri dhe nuk ia ndërpretë kohën edhe pse foli për procedurë, ndërse neve na e ndërprisni fjalën a na mbaron koha. Përjashtimi i 24 deputetëve me urdhrin tuaj, konfirmoi atë që ne dyshuam se ju e larguat Lindita Nikollën se Rama donte një ushtar në krye dhe të përjashtonte 24 deputetët në kundërshtim me rregullore, përfaqësuesit e qytetarëve dhe ju me urdhër nga Rama për të penguar fjalën tonë. Sapo jeni ulur në atë karrige keni rrezuar rendin kushtues në vend dhe keni përjashtuar 24 deputetë vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës se ju intereson të ktheheni në diktaturë. Ju jeni kryetare e gjithë deputetëve dhe ju bëj thirrje të respektoni rregulloren, pasi parlamenti është një vend ku flitet për qytetarët dhe bëhet debat, ne dhe do bëjmë gjithçka që fjala e lirë të respektohet. Ju keni ardhur në pushtet me grupet kriminale dhe drejtoni me grupet kriminale. Do ju lutesha që kjo sallë të kthehet në një sallë debati dhe jo një sallë censure që ju ri bllokoni fjalën deputetëve të opozitës”, tha Dogjani.
Në përgjigje të tyre, ministri i Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se Gjykata Administrative nuk ka hedhur poshtë vendimin e Kuvendit, por vetëm ka ulur numrin masën e dënimit. Megjithatë ai theksoi qëndrimin socialist për të mos komentuar vendimet e gjykatave dhe i bëri thirrje opozitës që të rikthejnë Kuvendin në normalitet.
“Vendimet e Gjykatës, edhe pse janë të përkohshme, ky vendim i Gjykatës Administrative nuk ka rrëzuar thelbin, pra ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën. Ju keni të drejtën tuaj që në rrugë të tjera ligjore, administrative të vazhdoni të ndiqni çështjen që ngrini, tani pyetja që shtohet: do hymë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit? Se sa i përket vendimeve të Gjykatës, e kemi thënë që nuk diskutojmë kurrë vendime të Gjykatës, edhe pse rasti në fjalë, kam komentet e mia sepse ajo që thoni ju rrëzon këtë vendim gjykate”, tha Balla.
Edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi i bëri thirrje opozitës që t’i rikthehet normalitetit dhe të vijojnë me diskutimet në Kuvend.
“Ju sot jemi këtu dhe në nuk po djegim karriget tona për të protestuar ndaj një vendimi gjykate. Mund të kemi mendime të ndryshme, por ne duhet të vendosim një standard normaliteti, të mos djegim karrigen kur nuk jemi dakord me një vendimi. Duhet të ndjekim procedurën dhe të mos kthehemi në precedent të rrezikshme. Gjykata Administrative që merr atributet e Sekretariatit të Kuvendit që vendos ne nuk jemi dakord, por ne nuk po djegim karriget. Nëse jeni për normalitet ta lëmë këtë histori sot dhe të vijojmë me procedurën në Kuvend. Jemi në sesionin më të rëndësime të punës së Kuvendit, por diskutojmë për buxhetin. Gjykata ka bërë një gjykim në vlerësimin tim të gabuar se ka hyrë në territor që nuk i takon, por edhe ai vendim gjykate nuk ju jep të drejtë ju të digjni karriget dhe të prisni normalitetin e Kuvendit”, tha Peleshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës