LAJMI I FUNDIT:

Opozita në Serbi thotë se Vuçiq të hënën në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën

Opozita në Serbi thotë se Vuçiq të hënën në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën

Deputetët e opozitës në Serbi e kanë akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se të hënën në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore, ku do të duhet të deklarohet për planin evropian për Kosovën.

Deputetja e partisë opozitare “Dveri”, Tamara Milenkoviq Kerkoviq, tha në seancën e  Kuvendit të Serbisë se Vuçiq do të nënshkruajë në Bruksel “marrëveshjen e parë bazë bilaterale ndërkombëtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Sipas saj, me këtë Marrëveshja e Brukselit humbet rëndësinë e saj dhe vihet në pikëpyetje qëndrimi i vendeve që nuk e njohin Kosovën si të pavarur.


Siç raportojnë mediat serbe, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, ka thënë se “është gënjeshtër se Vuçiq do të nënshkruajë marrëveshje mes dy vendeve”, duke thënë se “presidenti i Serbisë gjatë seancës së fundit parlamentare disa herë ka deklaruar se kurrë nuk do të njohë Kosovën, sepse është pjesë integrale e Serbisë”, transmeton Telegrafi.

Deputeti i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Zoran Stojanoviq, duke lexuar preambulën e Kushtetutës, ku flitet për Kosovën, tha se “as 100 miliardë investime gjermane nuk vlejnë sa një metër i Kosovës”.

Deputetja e Partisë Progresive Serbe, Natasha Jovanoviq, ka thënë se preambula për Kosovën në Kushtetutë është miratuar falë radikalëve, anëtare e të cilëve edhe ajo, dhe ka akuzuar ish-qeverinë se nuk ka bërë asgjë kur Kosova shpalli pavarësinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori