Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal miratoi sot raportin me rekomandime për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Automjete, pavarësisht se deputetët e opozitës Mimoza Kusari-Lila, Dardan Sejdiu dhe Hykmete Bajrami kanë bojkotuar mbledhjen.
Një veprim i tillë i tyre u bë në shenjë kundërshtimi ndaj raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Anëtarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se një projektligj i tillë rrezikon mjedisin në Kosovë, andaj si tillë nuk e votojnë.
“Duke marr parasysh kundërshtimet dhe ndikimet negative që ky projektligj sjell për mjedisin, gjithashtu edhe kundërshtitë e mëdha të cilat janë në përgjithësi të asociuara nga të gjitha palët e interesit për një mjedis të mirëfilltë në Kosovë, dhe me rreziqet që ia sjell ky projektligj Kosovës dhe mjedisit në Kosovë ne tre përfaqësuesit e opozitës nuk qëndrojmë në takim për votim që të bëjmë kuorumin kur votohet ky projektligj”, u shpreh ajo.
Sjellja e deputetëve të opozitës nuk iu pëlqeu aspak anëtarëve të tjerë të këtij komisioni që i takon pozitës, duke thënë se po deputet po bëjnë skena teatrale.
Anëtari i komisionit për Zhvillim Ekonomik nga PDK-ja, Memli Krasniqi, largimin e anëtarëve nga mbledhja e ka konsideruar si qesharake. Ai tha se ish-ministret e Tregtisë, duke aluduar në Mimoza Kusari-Lilën dhe Hykmete Bajramin, po e duan ambientin pasi kanë dal në opozitë.
“Kjo është më shumë se qesharake kjo performancë e dobët realisht teatrale e cila nuk ka të bëjë me përfaqësimin e interesave qytetar, në fund të fundit grupi punues ka pasur përfaqësues të opozitës, këta që e lëshuan sallën janë anëtar të grupit punues shumica edhe i kanë dhënë mendimet e veta, shumica e propozimeve të tyre janë të miratuara tek e fundit kjo është një çështje e cila sot votohet, nesër nuk votohet nuk mundet me e gënjyer opinionin publik asnjëri prej këtyre tre përfaqësuesve të opozitës me tregua që ata e kanë ambientin ma shumë se sa ne, sepse i ki dy ish-ministre të Tregtisë le të tregojnë çka kanë bërë për ambientin, por u paska ra në mend kur kanë dal në opozitë me e dashtë mjedisin në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Sjellje hipokrite e ka konsideruar veprimin e deputetëve të opozitës edhe anëtari tjetër, Muharrem Nitaj.
“Kusari-Lila rrallë ka ardhur nuk mbaj mend se ka qenë ndonjëherë sido çoftë opozita ka qenë dendur e përfshirë në grupin punues, po iu kujtoj se Lutfi Zharku e ka propozuar një amendament bukur problematik i cili po na shkakton telashe në opinion publik sot për liberalizimin e kontrolleve teknike në Republikën e Kosovës. Logjika që të votohet në komision ligjit dhe më pastaj të bojkotohet seanca ku shqyrtohen raportet e rekomandimeve për projektligjin, por më së paku është hipokrizi”, tha Nitaj.
Këtë veprim të deputetëve të opozitës e ka kundërshtuar edhe kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha Shala duke thënë se ikja e opozitës tregon se janë opozitë brenda partive të tyre.
“Me ikjen e opozitës ose me skenën teatrale të opozitës në këtë rast mendimi jem personal është se nuk e di këta a janë opozitë karshi mazhorancës sot këtu, apo janë opozitë brenda partive të tyre. Ligji për derivatet e naftës në secilin mandat të këtyre dy deputeteve që kanë qenë ministre ka ardhur në Kuvend dy herë dhe është tërhequr nga Kuvendi, ne duhet ambientin ta godasim pozitivisht në pikën e duhur aty ku është vërtetë ndotja e ambientit tek cilësia e karburanteve të cilat futen në Kosovë”, u shpreh ajo.
Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, është miratuar raporti për Projektligjin për efiçiencë të energjisë si dhe me kërkesë të anëtarit nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj u vendos që shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për kandidatët për kryesues që Bordit të ZRRE-së të hiqet nga rendi i ditës dhe t’i kthehet prapa qeverisë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite