LAJMI I FUNDIT:

Opozita kritikon Kurtin: E largoi Kosovën nga marrëveshja finale me Serbinë

Opozita kritikon Kurtin: E largoi Kosovën nga marrëveshja finale me Serbinë

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku kryeministri Albin Kurti po raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, opozita ka pasur një varg kritikash për të.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Kurti e ka larguar Kosovën nga marrëveshja finale me Serbinë.

“Në kërkim të tradhtisë nga paraardhësit e tij, u shndërrua në ndjekës të tyre. Pra, ju pa koordinim me miqtë e për spektakël populist, marrëveshjen për targat e paraqitet si gjithçka e në fund e larguat Kosovën nga marrëveshja finale. Ju ishit gati të fundit nga ata që e njohën Republikën e Kosovës”, është shprehur Gashi.


Sipas tij, Kuvendi dhe qytetarët duhet ta dinë qëndrimin e Kurtit për dialog.

“Ne nuk kërkojmë dhe bëjmë presion për ato që ju keni deklaruar dhe mënyrën si i keni çuar njerëzit drejt vdekjes, por luftojmë që të mbrohen integriteti i Kosovës”, ka thënë tutje Gashi.

E shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se për njohje de fakto nga Serbia, nuk ia vlen të nënshkruhet marrëveshja e bazuar mbi propozimin franko-gjerman. Kjo pasi sipas tij, Serbia e njeh detyrimisht Kosovën që nga viti 2008, kur ka shpallur pavarësinë.

Tahiri mes tjerash ka kërkuar nga Kurti që të tregojë se çka konkretisht është përfitimi i Kosovës nga plani evropian.

“Ne kemi njohje de facto nga 2008-ta. Kemi shumë njohje, anëtarësi në organizata ndërkombëtare. Faktikisht për Serbinë jemi të pavarur. Ne s’kemi pasur asnjëherë asnjë lloj ndërhyrje në organizimin tonë shtetëror sepse s’kanë mundur, jo pse s’kanë dashur. Për botën demokratike ne jemi të pavarur”, ka thënë ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se për dy vjet të qeverisjes së Kurtit dialogu është keqmenaxhuar dhe qytetarët kanë qenë në terr informativ.

“Unë do të doja që bashkërisht si deputetë të reflektojmë mbi tri çështje esenciale që e lidhin punën e Qeverisë në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Me menaxhimin që në esencë tash e dy vjet ka qenë keqmenaxhim, me transparencën që në esencë ka qenë bunkerizim dhe terr informativ si dhe e treta ka të bëjë me vendimmarrjen”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, Qeveria Kurti në emër të Kosovës ka shpërfaqur joqëndrueshmëri në procesin e dialogut.

“Në rastin më të mirë i keni humbur shumë kohë Kosovës dhe partnerëve të saj në krye me SHBA-në. E keni pozicionuar Kosovën si palë jokredibile në dialog, e kjo është fatura më e shtrenjtë”, ka përfunduar ai. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori