Partitë opozitare e quajnë të paaftë dhe jo kompetente Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, ekzekutivi ka dështuar plotësisht gjatë vitit 2022, duke mos ofruar zgjidhje për qytetarët në krizën ekonomike dhe energjetike, por edhe duke prodhuar kriza të reja. Në anën tjetër, në ekzekutiv thonë se viti 2022 ka qenë vit i arritjeve, por edhe sfidave.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj thotë se Qeveria nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë vitit 2022.
“Jemi ballafaquar me probleme të shumta që kanë të bëjnë me krizën e madhe që ka kapluar vendin tonë dhe e cila ka prekur gjitha shtresat. Kemi pasur probleme dhe po kemi probleme me energjinë, me çmimet që po ngritën pafundësisht. Kemi pasur një degradim të situatës ekonomike të popullatës. Sot qytetarët e Kosovës janë shumë më të varfër sesa kanë qenë para 1 viti. Po i përmendi këto se kemi një qeveri që nuk ka bërë asnjë reagim, ndërhyrje që këto sado pak të zbuten. Mendoj se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë këtij 1 viti. As në ëndërr nuk kisha mundur të parashoh një Qeveri kaq të dobët dhe jo kompetente në raport me mandatin që janë duke ushtruar”, thotë Qalaj.
Kritika më të ashpra ndaj punës së Qeverisë adreson deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
“Nuk ka pasur ndonjë vendim që ka shkuar në favor të qytetarëve, qoftë zhvillimit ekonomik, qoftë krizës energjetike, apo krizën në veri që janë thelbësore për një shtet. Kjo qeveri do të mbahet mend për këtë vit vetëm për qëndrime ad-hoc dhe për krijimin e krizave. Edhe ato kriza që i ka krijuar nuk i ka zgjidh në mënyrën e duhur. Po e marrim krizën energjetike, s’ka pasur ndonjë përmirësim apo alternativë. Përmbi gjashtë herë Kuvendi ka shpall krizë emergjente dhe këtë drejtim çështja ka mbetur aty ku ka qenë. Po ashtu sa i përket zhvillimit ekonomik kemi ngadalësim, s’ka investime të huaja, s’ka punësim edhe pse këta e proklamojnë kah 40 mijë të punësuar që është një mashtrim i Qeverisë Kurti. Nëse e shikojmë si tërësi edhe ekonomia familjare ka rënë tepër, ndërmarrjet e mesme nuk janë zhvilluar, mos të flasim për ndërmarrje të mëdha që po thuajse janë para kolapsit. Mund të them si opozitë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mendoj se jemi larg asaj që ka premtuar Kurti, po del se të gjitha kanë qenë mashtrim”, thekson Lekaj.
Ndërkaq, analisti politik, Gazmir Raci thotë se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 është ballafaquar me sfida më shumë si pasojë e ndikimit të luftës në Ukrainë.
“Janë disa sfida që jemi ballafaquar si Kosovë gjatë këtij viti. Sfida e parë kishte të bënte me luftën e paprovokuar në Ukrainë dhe ndikimin që pati direkt në rritjen e inflacionit dhe pastaj në rritjen e çmimeve dhe të jetesës edhe të qytetarëve të Kosovës. Qeveria u mundua që përmes pakove të ringjalljeve ekonomike të ndihmojë, sidomos shtresën sociale. Kjo ishte një sfidë që mori energjinë e saj. Pastaj edhe sfida e dialogut dhe raporteve të pazgjidhura ende me Serbinë e kanë bërë Qeverinë e Kosovës më të koncentruar në këtë dimension. Ka pasur fusha ku nuk kemi pasur progres të theksuar, sidomos në sektorin e shëndetësisë, kishim probleme të theksuara gjatë tërë vitit”, deklaron Raci.
Në anën tjetër, të kundërtën e thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vitin 2022 e quan të suksesshëm.
“Ne jemi shumë të lumtur që do të kemi një rritje ekonomike prej 4 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasi të hiqet inflacioni. Vjet e kemi pasur 10.7 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe janë rritur eksportet për 22 për qind sivjet, janë rritur të hyrat doganore për mbi 11 për qind, janë rritur të hyrat tatimore për gati 22 për qind dhe janë rritur investimet të huaj direkte për 47 për qind. Gjithashtu kemi pasur në prill pakon e ringjalljes ekonomike prej 100 të cilës ia kemi bashkangjitur në shtator pakon e përballje me inflacion 150 milionë euro dhe unë besoj që kjo e dyta ka ndikuar edhe në kursim të energjisë elektrike prej 15 % për amvisëri për muajin nëntor të këtij viti, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Rezervat shtetërore për 15 herë dhe 5 mijë gra janë punësuar me masën 1.3, me që rast janë punësuar gjithsej persona me aftësi të kufizuar 239, 119 burra dhe 120 gra sepse ky vit ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara. Ajo çfarë duhet të përmendet është që tashmë do të kemi një projektligj të ri dhe ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe është bërë ligj, është Ligjin për Pagat dhe ndonëse kemi pritur më gjatë, po e rregullojmë barazinë e brendshme, ku paga më e lartë e presidentes do të jetë vetëm 1.5 herë më e lartë se sa e mjekut specialist, do të jetë vetëm 3.12 herë se sa e ushtarit të thjeshtë dhe do të ketë një nivel të përafërt midis pagës së profesorit të rregullt, prokurorit apo gjyqtarit dhe mjekut specialist në anën tjetër”, tha Kurti në intervistën e dhënë për fundivit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi do të vazhdojë më 3 shkurt
Stigma, armiku i fshehur i të mbijetuarve të dhunës seksuale
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës