LAJMI I FUNDIT:

Opozita dhe analistët kërkojnë koordinim për Urën e Ibrit

Opozita dhe analistët kërkojnë koordinim për Urën e Ibrit

Deputetë nga opozita dhe analistë kërkojnë që veprimet e Qeveris për hapjen e Urës së Ibrit të koordinohen me aleatët e Kosovës. Pas vizitave të zyrtarëve të lartë të NATO-s, si dhe shefit të CIA-s në Kosovë, zyrtarët e partisë në pushtet deklarojnë se çdo konsultim me aleatët është i nevojshëm. Mirëpo, sipas tyre, s’ka asnjë arsye që të ndalet shtrirja e sovranitetit në veri.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës konsiderojnë se ekzekutivi është tërhequr nga vendimi për hapjen e urës së Ibrit, pas presionit ndërkombëtarë.

Megjithatë, analistë politik konsiderojnë se heshtja e qeverisë në lidhje me këtë temë është më shumë kthim i racionalitetit.


Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë Guxo, Haxhi Avdyli thotë se organet e sigurisë në Kosovë janë të gatshëm të ballafaqohen me të gjithë ata që mendojnë destabilizimin në veri.

“Çdo konsultim me këta akterë është i nevojshëm. Ne i marrim me seriozitet çdo vërejtje apo paralajmërim të tyre, por s’ka arsye të mos ndalet shtrirja e sovranitetit siç është duke ndodhur. Mendoj se ura është më shumë një simbol i ndarjes sesa ndonjë problem i madh. Organet e sigurisë janë të gatshëm të ballafaqohen me ata të cilët mendojnë të destabilizojnë. Ne do t’i dëgjojmë me vëmendje paralajmërimet e miqve tanë se kush po e kërcënon sigurinë dhe Kosova do të jetë e gatshme të ballafaqohet me ta”, thotë deputeti i mazhorancës.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaron se heshtja e qeverisë në raport me hapjen e urës së Ibrit ndërlidhet me vizitat e zyrtarëve të lartë të NATO-s, si dhe shefit të CIA-s në Kosovë.

Sipas tij, çdo veprim në veri duhet të merret në koordinim me aleatët që janë përgjegjës për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Ajo çka kam parë në ditët e fundit është një heshtje e plotë për veprimet që duhet të ndërmerren atje, gjë e cila ka qenë e pritshme që nga fillimi…. (Vendimet për veriun) Duhet të merren në koordinim me aleatët që janë përgjegjës për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Mungesa e këtij koordinimi shkon në dëm të Kosovës dhe është në shërbim që iu bëhet vendeve jo mike të Kosovës”, thekson Hoti.

Ndërkaq, analisti politik, Albinot Maloku thekson se javët e fundit qeveria po vepron me racionalitet në raport me hapjen e urës së Ibrit.

“Mendoj se është më shumë kthim i racionalitetit sesa tërheqje. Kur e them këtë mendoj se qeveria tani ka mësuar se cilët janë faktorët vendosës në çështjet specifike që kanë të bëjnë për Kosovën, siç është rasti për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Qeveria e mori vesh se nuk janë te vullneti i qytetarëve duan apo s’duan, pasi për qytetarin moti është dashur të hapet ura. Këtë po dua të shoh më shumë si kthim të racionalitetit të qeverisë, në raport me fuqinë dhe kompetencën e vet për të ndërmarrë diçka që më shumë ka qenë populiste duke anashkaluar faktorët që vendosin sesa vullneti i pastër që të ecet përpara”, deklaron Maloku.

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka qëndruar ndihmës-sekretari i përgjithshëm për operacione të NATO-s, Thomas Goffus, ndërkaq javën e kaluar ka qenë shefi i CIA-s, William Burns.

Po ashtu, gjatë javës kryeministri Kurti është pyetur por nuk është përgjigjur për urën. Ndërsa, në mbledhjen e Qeverisë tha se derisa po presin raportin përfundimtarë për qëndrueshmërinë dhe po intervenojnë në rregullimin e dukjes së saj, theksoi se urat janë për lëvizje të lirë në Kosovë e në gjithë vendet e BE-së. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Kalo në kategori