Pas dështimit të fundit për formimin e qeverisë së re në Maqedoni nga ana e mandatarit Nikolla Gruevski me BDI-në, bisedimet e fundit që po zhvillohen ndërmjet LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndërlidhen me avancimin e gjuhës shqipe dhe pikave tjera të Platformës së partive shqiptare, e inicuar në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.
Çfarë mund të pritet një qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja dhe sa kjo parti do të jetë më konstruktive për shqiptarët, për këtë dhe çështje të tjera, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar ish-nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Besim Dogani, opinionistin për çështje politike, Sefer Tahiri si dhe profesorin universitar Ylber Sela.
Pritjet nga një qeveri e re e udhëhequr nga LSDM, janë të mëdha jo vetëm në pikëpamje të ndryshimit të politikave ndaj shqiptarëve por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në përgjithësi. Por Besim Dogani nga ana tjetër vlerëson se qeverisja me LSDM-në nuk do ta përmbyll çështjen e gjuhës shqipe njëherë e përgjithmonë për shkak të pamundësisë për ndryshime kushtetuese, dhe ngritjen e statusit të saj në nivelin e gjuhës zyrtare të garantuar me kushtetutë, siç është gjuha maqedonase.
‘Nga kjo qeveri pritet që në një afat të kuptueshëm të krijojë një ambient të përgjithshëm të mirëbesimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe aparatit të shtetit, gjyqësisë dhe të krijojë mekanizma për sundim të ligjit, e gjithë kjo për mbrojtje të interesave të qytetarëve në vend të atyre të grupeve të vogla qeverisëse.
Në pikëpamje të përmbushjes së aspiratave legjitime të shqiptarëve, mendoj se nuk do të arrihet ndonjë rezultat përmbyllës, por duke pas parasysh numrat e shprehura në deputet të koalicioneve të mundshme, pritet që të ketë zgjidhje kalimtare, ashtu siç pritet të jetë Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili do të kënaq nevojat e shqiptarëve për përdorim, respektivisht komunikim në gjuhën shqipe, do të detyroj shtetin dhe aparaturën e tij të komunikojë edhe në shqip, por nuk do ta përmbyll këtë çështje njëherë e përgjithmonë për shkak të pamundësisë për ndryshime kushtetuese, dhe ngritjen e statusit të saj në nivelin e gjuhës zyrtare të garantuar me kushtetutë, siç është gjuha maqedonase.
Mendoj se LSDM e ka kuptuar leksionin nga e kaluara dhe nuk do të tentojë të bëj “lojëra në tryezë” me përfaqësuesit politik të shqiptarëve, por do të përpiqet që përmes pranimit të mekanizmave mbrojtës nga diskriminimi financiar, social, kulturor, të përfaqësimit adekuat etnik, etj., të kënaq nevojat reale të shqiptarëve në Maqedoni dhe të zbus hendekun e madh shoqëror-ekonomik mes shqiptarëve dhe maqedonasve i cili u krijua gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM’, shprehet Dogani për Telegrafi Maqedoni.
Dogani konstaton se pranimi i “platformës së partive shqiptare” nga LSDM, as për së afërmi nuk do të thotë arritje e statusit të barabartë të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarët akoma do të mbeten pjesë e barabartë e shoqërisë por jo edhe e shtetit, shqiptarëve akoma do tu mungojë himni, stema dhe shumë veçori tjera për të cilët mbetet të bisedohet hapur në vitet në vazhdim, por duke i pasur parasysh prirjet negative dhe zmbrapsjen e të drejtave të shqiptarëve gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, besoj se një qeveri e akorduar në këtë mënyrë mund të paraqet vetëm se një fillim shpresëdhënës për të ardhmen.
Nga ana tjetër opinionisti Sefer Tahiri qeverisjen e LSDM-së dhe përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve nga kjo parti e sheh si mundësi të fundit dhe krijimin e një mirëbesimi midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
‘Vlerësoj se një qeveri e cila do të udhëhiqej nga LSDM-ja dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, i cili sipas të gjitha gjasave pritet që kryeministri i ardhshëm të jetë Zoran Zaev, duhet patjetër t’i merr parasysh të gjitha kërkesat legjitime të shqiptarëve, duke mos lënë anash asnjë kërkesë e cila është pjesë e programeve politike të partive shqiptare. Kjo, për faktin se LSDM-ja, midis tjerash ka përgjegjësi ndaj votuesve shqiptarë pa hyrë në numrat sesa janë ata.
Në këtë drejtim vlerësoj se do të pritet mbyllje e çështjeve të hapura etnike-shqiptare deri në masën sa lejojnë numrat në parlament. Siç është çështja e gjuhës shqipe, barazisë ekonomike, krijimi i mirëbesimit midis dy komuniteteve dhe ajo që është më e rëndësishme vazhdimi i afatit të PSP-së në këtë formë siç është apo krijimi i ndonjë mundësie që lëndët t’i procesojë Prokuroria e përgjithshme. Konsideroj se pritet një avancim i të drejtave shqiptare.
Mendoj që nëse edhe kësaj radhe, ma merr mendja që është një ndër shanset e fundit që të krijohet një Maqedoni e re, një Maqedoni evropiane sepse dështimi në këtë proces do të jetë zhgëngjim i madh dhe e ardhmja e Maqedonisë do të jetë konfuze, nuk do të dihet sesi do të ndërtohen raportet e reja në të ardhmen. Përndryshe nuk do të ketë një Maqedoni stabile pa përmbushjen e këtyre kërkesave kolektive të shqiptarëve’.
Poashtu edhe profesori univeristar Ylber Sela shprehet optimist se LSDM-ja është më e interesuar ta çojë përpara procesin por vetëm nëse LSDM-ja do të japë garancione për shumë çështje që kanë ngelur pa u zgjidhur pas konfliktit të 2001.
‘Mendoj se pala maqedonase duhet të reflektoj në kërkesat e shqiptarëve, domethënë platformën shqiptare të cilët janë në përputhje me kushtetutën dhe MO-në. Nga LSDM pritet që ata të reflektojnë qasjen në praktikë sa i përket zhvillimit të shtetit, orientimit euroatlantik, përmbylljen e MO-së, që nënkupton barazi për shqiptarët (barazi gjuhësore, ekonomike, kulturore, sociale, etj).
LSDM duhet të japë garancione nëse është e interesuar ta çojë procesin përpara duke reflektuar unitet e jo në gjuhën e hakmarrjes, sepse për shumë çeshtje që kanë ngelur pa u zgjidhur pas vitit 2001, kërkojnë reflektim pozitiv dhe konstruktivitet nga të gjithë liderët politik maqedonas dhe shqiptar’, deklaron profesori.
Sela për Telegrafin thotë se të gjithë palët duhet të kontribuojnë për daljen nga kriza. Qeveria e re që do të krijohet, si do që të jetë ka përballë raportin e Pribes, përmbylljen e MO-së, domethënë zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe, sundimin e ligjit apo vazhdimin e Prokurorisë speciale që të rikthehet besimi në institucionet qeveritare, fqinjësi të mirë dhe kompromisi i emrit, duke pasur parasysh se situata në të cilën gjendet Maqedonia duhet patjetër në këto çështje të përmendura.
Përndryshe të dy liderët partiak, Zoran Zaev nga LSDM dhe Ali Ahmeti nga BDI, pas takimeve të njëpasnjëshme, njëzëri janë deklaruar se i kanë përafruar qëndrimet por sipas tyre ende zyrtarisht nuk është biseduar për çështjen konkrete, gjegjësisht për formimin e koliacionit në qeverinë e re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët
Familja e babait të Vanjës dëshmuan në gjyq, seanca e radhës më 20 nëntor
Hoxhaj pret një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, flasin për prioritet e Kosovës në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët