Telegrafi

Operatori i dronit ukrainas arrin ta shkatërrojë tankun e braktisur rus, përmes kapakut të hapur fut granatën

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur forcat ukrainase për operacione speciale, arrijnë të shkatërrojnë tankun e braktisur rus.

Ngjarja është filmuar në Robotynë, ku shihet se si operatori i dronit ukrainas arrin me precizitet ta fut brenda tankun granatën e cila shpërthen dhe e hedhë në erë mjetin e blinduar, transmeton Telegrafi.

Pasi kishte vërejtur tankun e braktisur të rusëve në një fushë të gjelbëruar, iu afrua për ta inspektuar dhe pa se kapaku përmes të cilit futet në kabinë shoferi, kishte mbetur i hapur.

Lexo po ashtu OKB mbi metodat brutale të torturës së ushtrisë ruse: Disa njerëz u torturuan në Ukrainë deri në vdekje

Kështu operatori i dronit u afrua dhe lëshoi granatën brenda kabinës, dhe më pas tërhoqi larg droni që të mos dëmtohet.

Disa sekonda më vonë vjen deri te një shpërthim, i cili me gjasë prekë edhe municionin që gjendej brenda dhe që e hedhë në erë tërë tankun. /Telegrafi/