LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Shtigjet”, policia konfiskon drogë, vetura, armë, telefona dhe arreston tre persona në Prishtinë

Operacioni “Shtigjet”, policia konfiskon drogë, vetura, armë, telefona dhe arreston tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka finalizuar të shtunën me sukses një operacion të antidrogës.

Policia njofton se me datë 13.04.2024, në orët e vona dhe gjatë natës Njësitet e antidrogës ka planifikuar dhe realizuar një tjetër operacion taktik antidrogë në Prishtinë ku janë arrestuar tre persona të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë, para, telefona dhe dëshmi tjera relevante për organet e drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.


“Me datën 13.04.2024 rreth orës 21:30, në funksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së dëshmive antidroga e Policisë së Kosovës ka planifikuar dhe realizuar një plan të shpejt taktik ku fillimisht në Rr.”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular”, thuhet në komunikatë.

Tutje, theksohet se në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale (N.G; data e lindjes: 14.07.2000), me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe çelësat e një banese.

“Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gram”, bëhet e ditur nga policia.

Lidhur me operacionin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, është proceduar dhe ka vazhduar operacioni i bastisjes dhe kontrollit në Rr.”Fehmi Agani” në banesën e të dyshuarit me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur me iniciale.

Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

• Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,

• Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram

• Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram

• Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram

• Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram

• Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.

• Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram

• Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.

• Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD

• Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.

• Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram

• Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).

• Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator

• Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek

• Një (1) llap top ACER

• Një (1) llap top MAC BOOK

• Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.

• Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim.

• Dy (2) automjete.

• Një (1) motoçikletë.

• Pesë (5) telefona.

Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro (30.000 euro).

Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme.

Tre të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori