Operacioni policor “Salon”, vëlla e motër të dyshuar për vjedhje në Lezhë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se dy persona, vëlla e motër kanë hyrë me forcë gjatë natës në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm.
Rasti ka ndodhur në Lezhë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhje në parukerinë e saj, dje, në lagjen "Besëlidhja", kanë organizuar dhe finalizuar policor të koduar ‘Salon’, si rezultat i të cilit u zbardh vjedhja dhe u identifikuan dy autorët e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Në pranga është vënë 26-vjeçari, R.S ndërsa është proceduar në gjendje të lirë motra e tij, 17 vjeçe.
Policia ka sekuestruar artikujt e vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

















































