LAJMI I FUNDIT:

Operacioni më i madh kundër “evazionit fiskal të karburantëve”, 220 të arrestuar në Turqi

Operacioni më i madh kundër “evazionit fiskal të karburantëve”, 220 të arrestuar në Turqi

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në kuadër të operacionit të zhvilluar në 50 qytete me qendër Stambollin dhe i cili është emërtuar “Silici” u arrestuan 220 persona të cilët u përcaktuan se kanë kryer evazion fiskal nëpërmjet karburanteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria bëhet e ditur se në kuadër të hetimit të filluar nga Prokuroria e Stambollit, operacioni me qendër Stambollin u zhvillua njëkohësisht në 50 qytete të vendit nga Drejtoria e Departamentit Kundër Krimeve të Kontrabandës të Policisë së Stambollit nën koordinimin e Departamentit Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar (KOM) të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Në bashkëpunim me Bordin e Hetimit kundër krimeve financiare (MASAK), Presidencës për Administrimin e të Ardhurave dhe Bordit të Hetimit Tatimor, operacioni i emërtuar “Silici” u zhvillua kundër organizatave kriminale që kryejnë evazion fiskal dhe mashtrime cilësuese lidhur me karburantet.


Në kuadër të hetimit u arrestuan 220 të dyshuar të cilët u përcaktuan se kanë dëmtuar isntitucionet publike nëpërmjet sistemeve të informacionit.

Në operacionin më të madh në historinë e Republikës së Turqisë kundër “evazionit fiskal të karburanteve” u kryen kontrolle me inspektorë të tatimeve dhe ekspertë të të ardhurave në 242 pika, përfshirë 170 stacione të karburanteve, 23 kompani shpërndarëse të karburanteve, një kompani për mbështetjen teknike të një stacioni, 2 kompani për programimin e programeve automatizues dhe një degë të saj.

U përcaktua se të dhënat e 608 milionë litra karburant janë fshirë duke ndërhyrë në sistemet e automatizuara të pikave të karbauranteve.

Vlera financiare e karburantit për të cilat janë fshirë të dhënat është përcaktuar se është afërsisht 3.6 miliardë lira dhe sipas raportit të MASAK, shteti ka pësuar humbje prej 3 miliardë lira çdo vit duke arritur në 15 miliardë lira për 5 vjet.

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Kalo në kategori