LAJMI I FUNDIT:

Operacioni i Policisë në Prishtinë e Mitrovicë, arrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 21 pasaporta e dy vetura

Operacioni i Policisë në Prishtinë e Mitrovicë, arrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 21 pasaporta e dy vetura

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa personave të dyshuar në kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa të martën janë arrestuar pesë (5) persona, të cilët dyshohen se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”, sipas KPRK-së.

“Në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike dhe planeve operacionale, që kanë për qëllim luftimin e veprimtarive kriminale, që ndërlidhen me fushën e krimit të organizuar, operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës Jugore, i cili ka përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftim.


Gjatë realizimit të operacionit policor janë arrestuar të dyshuarit me iniciale si në vijim:

K. K. viti i lindjes 1965          m/kosovar

G. T. viti i lindjes 1969      m/shqiptar/Shqipëri 

E. A.  viti i lindjes 1970          m/kosovar        

H. H. viti i lindjes 1978          m/kosovar

E. R.  viti i lindjes 1992          m/kosovar

Po ashtu, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

(21) pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,

(5) leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,

Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,

(4) telefona mobilë,

(1860) euro,

(48700) lekë,

(10) funta,

(395) lira turke,

(1) veturë me targa të Kosovës,

(1) veturë me targa të Shqipërisë,

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pesë (5) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe për të njëjtit është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori