Site icon Telegrafi

OpenAI dhe gjiganti mediatik gjerman shpallin marrëveshjen që do të sjellë përmbajtje lajmesh në ChatGPT

ChatGPT së shpejti do të përmbledhë artikujt e lajmeve nga Politico, Business Insider dhe të tjera media në pronësi të Axel Springer.

Kjo pasi që, siç është bërë e ditur, është arritur një marrëveshje e re e paprecedentë që mund të formësojë të ardhmen e marrëdhënies së gazetarisë me inteligjencën artificiale.

Siç raportohet, OpenAI dhe botuesi me bazë në Gjermani, Axel Springer njoftuan marrëveshjen të mërkurën dhe ajo do të përfshijë të gjitha markat mediatike të Axel Springer, të cilat përfshijnë Politico, Business Insider dhe mediat evropiane Bild dhe Welt, përcjell Telegrafi.

Sipas marrëveshjes, OpenAI do të paguajë Axel Springer për qasje në përmbajtjen e tij të lajmeve, duke përfshirë disa që zakonisht bllokohen nga një “mur i pagesës”.

Duke “larguar këtë mur të pagesës”, ChatGPT do të jetë në gjendje t’i përmbledhë në përgjigje të pyetjeve të përdoruesve.

Kompanitë thonë se marrëveshja do të përmirësojë përvojën e AI për klientët duke “krijuar mundësi të reja financiare që mbështesin një të ardhme të qëndrueshme për gazetarinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version