LAJMI I FUNDIT:

“Open Balkan”, nuk e ka parimin e barazisë dhe nuk mund të ketë sukses me tri shtete

“Open Balkan”, nuk e ka parimin e barazisë dhe nuk mund të ketë sukses me tri shtete

Një ditë më parë për vizitë në Kosovë ishte presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski, ndërsa në konferencën për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani folën edhe për iniciativën “Open Balkan”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën për gazetarë tha se iniciativa e filluar në Novi Sad që ka ndryshuar emrin disa herë nuk është themeluar me parimet themelore të bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe nuk e ka parimin e barazisë.

“Derisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk është e gatshme të trajtojë Kosovën si shtetet tjera, ne shohim se një iniciativë  të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste që këto ditë po quhet ‘bota serbe’”, tha ajo.


Presidentja e vendit, tha se Kosova ka rezerva të mëdha qëllimeve të kësaj iniciative, gjegjësisht të qëllimeve që Serbia aty.

Dyshimet për iniciativën “Open Ballkan” ka edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses, përderisa në të nuk janë të përfshira të gjitha vendet.

“Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik…”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori