Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se nisma “Open Balkan” paraqet aplikim të vlerave evropiane, e ajo është liria e lëvizjes së njerëzve, punës, mallrave dhe kapitalit, duke theksuar se është në interes të qytetarët.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq thotë se kjo iniciativë nuk duhet parë në atë mënyrë që të jetë zëvendësim për Bashkimin Evropian, pra siç kanë thënë disa, “liga e dytë” e Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për zbatimin e parimeve evropiane dhe vlerave evropiane dhe e gjithë kjo, sipas tij, është në interes të qytetarëve.
“Prandaj mendoj se është një ide që mund të shqetësojë vetëm ata që janë kundër ideve të tilla të bashkëpunimit, të cilat janë më shumë për konflikte dhe për të kërkuar disa dallime dhe kontradikta në vend të nevojës për një jetë të përbashkët”, ka thënë Daçiq, kryetar i partisë së drejtuar dikur nga Sllobodan Millosheviq.
Dhe në fund, ai ka shtuar se iniciativa për “Ballkanin e Hapur” ka ardhur pikërisht nga Serbia.
“Rëndësia e kësaj ideje është se mund të bashkojë vende të ndryshme dhe popuj të ndryshëm dhe kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa të vetë idesë, sepse atyre u pengon fakti që Serbia e ka propozuar atë iniciativë dhe që Serbia është aq e fortë sa mund të jetë një udhëheqëse rajonale”.
Ndryshe sot në Tiranë mbahet takimi i radhës ndërmjet liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këto takime po marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Deri më tani, kjo iniciativë është kundërshtuar ashpër nga të gjitha partitë politike në Kosovë dhe nuk është pranuar as në Bosnjë dhe Hercegovinë e as Mal të Zi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri