Artistët e njohur të skenës shqiptare, Onat, Majk dhe Cozman, duket se po rikthehen me një projekt të përbashkët muzikor.

Këtë e bënë të ditur përmes disa postimeve që kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale.


“Amore” mban titullin projekti i reperëve që së shpejti do ta sjellin të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kjo ka bërë që të befasohen fansat duke qenë se Cozman i kishte pritur raportet me Babastars dhe se ishte larguar nga grupi.

Sidoqoftë, të njëjtit akoma nuk kanë zbuluar një datë zyrtare për publikim.

Screenshot 4 17 Majk (Foto: Instagram)

Besohet që edhe ky projekt do të pëlqehet nga fansat e publiku. /Telegrafi/