Ajo shquhet për një zë melankolik dhe është një ndër këngëtaret që ka filluar karrierën muzikore me paraqitjen në talent shout për fëmijë, "Gjeniu i vogël". 

Olta Boka kishte bërë për vete publikun si fëmijë, por suksesin më të madh e ka arritur duke fituar konkursin e Festivalit Shqiptar në RTSH, e cila gjë i solli përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovisionin e vitit 2008.


Gjithashtu biondina shquhet edhe për linjat trupore për zili dhe sa herë i jepet mundësia i ekspozon për fansat edhe në rrjetet sociale.

69117571 926119111079107 233066084686511213 n

Së fundi, artistja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke shijuar rrezet e diellit pranë një plazhi që i jepte pamje panoramike.

Boka shihet duke bërë një shëtitje në bregdet teksa e veshur në bikini shfaqet joshëse dhe seksi.

Ndryshe, Olta gjatë verës ka mbajtur disa koncerte dhe së shpejti pritet të vjen me një video projekt të ri muzikor. /Telegrafi/