Oklahoma City Thunder kanë marrë fitoren e parë këtë edicion në NBA.

Pas katër humbjeve të njëpasnjëshme, Thunder kanë triumfuar ndaj Phoenix Suns me rezultat 117:110.


Dy çerekët e parë ishin vendimtar për vendasit të cilët krijuan epërsi prej 14 pikëve dhe arritën ta menaxhonin mjaftë mirë.

Russell Westbrook me 23 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime ishte më meritori për fitoren e Thunder.

Por me paraqitje të mirë u dallua edhe Paul George që shtoi 23 pikë si dhe qendra Noel ne 20 pikë e 15 kërcime.

GettyImages 916811086 (Photo by Thearon W. Henderson/Getty Images)

Ndeshjen e radhës Oklahoma do ta zhvillojë në udhëtim tej Los Angeles Clippers.

Fitore të ngushtë a shënuar edhe kampioni në fuqi Golden State Warriors.

Kampionët kanë triumfuar përballë Brooklyn Nets me gjashtë pikë diferencë 120:114.

Fundori Steph Curry ishte më efikasi në këtë përballje me 35 pikë, shtatë kërcime e tre asistime.

Paraqitje fantastike pati edhe Kevin Duraant që e përfundoi takimin me 34 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Curry e Durant u ndihmuan edhe nga Klay Thompson që shtoi 18 pikë.

Kampioni aktual ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Chicago Bulls. /Telegrafi/ Rezultatet:

Golden State Warriors - Brooklyn Nets 120:115

Oklahoma City Thunder - Phoenix Suns 117:110

Utah Jazz - Dallas Mavericks 113:104

LA Clippers - Washington Wizards 136:104

telegrafi sport app