Oklahoma City Thunder e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në NBA teksa ka mposhtur me rezultat të thellë Golden State Warriors.

Pas 48 minutave lojë, rezultati përfundimtar ishte 120:92 në të mirë të Thunder.


Në fakt OKC gjatë gjithë kohës ishte në epërsi, madje kishte raste kur epërsia e vendasve shkoi në plus 42 pikë.

Fundori gjerman Dennis Schroder ishte më efikasi për vendasit duke shënuar 22 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Gallinari me 21 pikë si dhe Gilgeous-Alexander që shtoi 19 të tjera.

Tek mysafirët basketbollisti më efikas ishte Steph Curry me 23 pikë, por të pamjaftueshme për fitore.

Screenshot 1 43

Ndërkohë Los Angeles Lakers kanë vazhduar shkëlqimin me dyshen LeBron James e Anthony Davis.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar përballë Charlotte Hornets me 19 pikë diferencë 120:101.

Anthony Davis me 29 pikë e 14 kërcime ishte basketbollisti më efikas në këtë takim, ndërsa LeBron James shtoi 20 pikë e 12 asistime në fitoren e dytë të LAL.

AAJsdz9

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Dwight Howard me 16 pikë e 10 kërcime. /Telegrafi/ Rezultatet:

Oklahoma City Thunder - Golden State Warriors 120:92

Memphis Grizzlies - Brooklyn Nets 134:133

Dallas Mavericks - Portland Trail Blazzers 119:121

Minnesotta Timberwolves - Miami Heat 116:109

LA Lakers - Charlotte Hornets 120:101

telegrafi sport app