Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton më 20 prill për Kosovën. Në takimin e parë të këtij viti, shefja e re e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të informojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në seancën përkatëse pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova. Shqipëria është që prej janarit 2022 anëtare e Këshillit e Sigurimit (KS) dhe Kosova është për të një nga çështjet me interes të veçantë. Këshillin e Sigurimit e drejton këtë muaj Mbretëria e Bashkuar.
Takimi i fundit i KS është mbajtur në tetor 2021, gjashtë muaj më parë dhe që nga ai takim nuk ka pasur ndryshime të mëdha në raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Një nga çështjet që ka preokupuar palët muajt e fundit ka qenë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet që u zhvilluan në Serbi. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta shohë si provincën e vet autonome. Ky ka qenë edhe qëndrimi i fundit i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në bisedimet Prishtinë- Beograd, të zhvilluara për herë të fundit korrikun e kaluar.
Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin për acarimin e mundshëm të tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të destabilizojë Kosovën. Si kushte për garantimin e paqes dhe sigurisë, Kosova ka kërkuar të bëhet anëtare e NATO-s dhe të ketë një bazë të përhershme amerikaGrup pune për integrimin e Kosovës në NATOne në vend.
Synimi kryesor i OKB në Kosovë është ruajtja e stabilitetit. Dhe mungesa e suksesit në bisedimet Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga BE, mund të bëjë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të kërkojnë nga të dy palët të rifillojnë bisedimet diplomatike dhe të japin një deklaratë ku të thonë se nuk do të përdorin dhunën kundër njeri – tjetrit.
Sa i përket 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, qendrimet janë të njohura. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e njohin Kosovën dhe mbështesin qeverinë e saj, ndërkohë që Rusia dhe Kina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështesin Serbinë dhe qëndrimin e saj. Nga 10 anëtarët e përkohshëm të KS, pesë e njohin pavarësinë e Kosovës (Shqipëria, Gaboni, Irlanda, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), kurse pesë të tjera nuk e njohin (Brazili, Gana, India, Kenia, dhe Meksika), njofton DW.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës