LAJMI I FUNDIT:

OKB: Ka moment pozitiv në kontestin mes Athinës dhe Shkupit

OKB: Ka moment pozitiv në kontestin mes Athinës dhe Shkupit

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se mund të arrihet marrëveshje për zgjidhjen e kontestit 26 vjeçar mes Athinës dhe Shkupit, rreth emrit të Maqedonisë.

Zv.zëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak, deklaroi se është krijuar moment pozitiv në bisedimet që udhëhiqen me ndërmjetësim të OKB-së dhe është e mundur të arrihet marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmjetësuesi Matthew Nimetz ndodhet në Athinë, ku sot pritet të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ndërsa nesër do të arrijë në Maqedoni.


Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tsanakopoulos, më herët ka deklaruar se mes partnerëve të koalicionit ka përafrim të qëndrimeve dhe se marrëveshja eventuale për emrin do të votohet në Parlament pa asnjë pengesë./Telegrafi/