Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë mbi një rezolutë që do t’i jap Palestinës “të drejta dhe privilegje” të reja dhe do t’i bëjë thirrje Këshillit të Sigurimit ta rishqyrtojë kërkesën e saj për t’u bërë anëtarja e 194 e Kombeve të Bashkuara.
Sipas Kartës së OKB-së, anëtarët e mundshëm duhet të jenë “paqedashës” dhe Këshilli i Sigurimit duhet të rekomandojë pranimin e tyre në Asamblenë e Përgjithshme për një miratim përfundimtar.
Bëhet e ditur se Palestina u bë shtet vëzhgues jo-anëtar i OKB-së në vitin 2022.
“Ne kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi se ka një proces për marrjen e anëtarësisë së plotë në Kombet e Bashkuara. Ne kemi thënë që në fillim mënyra më e mirë për të siguruar anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB është ta bëjmë këtë përmes negociatave me Izraelin. Ky mbetet qëndrimi ynë”, tha zëvendës ambasadori amerikan, Robert Wood, duke theksuar veton që SHBA-ja e vendosi ndaj një rezolute që do t’i hapte rrugë Palestinës për anëtarësim.
Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh nuk ka veto dhe rezoluta pritet të miratohet me shumicë të madhe, sipas diplomatëve perëndimorë.
Rezoluta “përcakton” se një shtet i Palestinës është i kualifikuar për anëtarësim, shkruan Associated Press, përcjell Telegrafi.
Por, drafti origjinal i saj thuhet të jetë ndryshuar shumë.
Siç raportohet, drafti i parë do t’i kishte dhënë Palestinës “të drejtat dhe privilegjet e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e saj të plotë dhe efektive” në seancat e asamblesë dhe konferencat e OKB-së, të barabarta me shtetet anëtare.
Ndërsa drafti përfundimtar hedh poshtë gjuhën që do ta vendoste Palestinën “në pozitë të barabartë me shtetet anëtare”.
Ai shton gjithashtu një dispozitë ku thuhet në mënyrë kategorike: “Shteti i Palestinës, në cilësinë e tij si shtet vëzhgues, nuk ka të drejtë të votojë në Asamblenë e Përgjithshme apo të paraqesë kandidaturën e tij për Organet e Kombeve të Bashkuara.”
Pra, lista përfundimtare e të drejtave dhe privilegjeve në draft përfshin të drejtën për të folur për të gjitha çështjet jo vetëm për ato që lidhen me palestinezët dhe Lindjen e Mesme, të drejtën për të propozuar pika të rendit të ditës dhe për t’u përgjigjur në debate dhe të drejtën për t’u zgjedhur si zyrtarë në komisionet kryesore të kuvendit, por heq “të drejtën e tyre për të votuar”.
Sipas diplomatëve, Rusia dhe Kina janë të shqetësuara se dhënia e të drejtave për Palestinën do t’i hap rrugë edhe anëtarëve të tjerë të mundshëm të OKB-së, me Rusinë që shqetësohet për Kosovën dhe Kina për Tajvanin.
Ndryshe, presidenti palestinez Mahmoud Abbas dorëzoi për herë të parë kërkesën e Autoritetit Palestinez për anëtarësim në OKB në vitin 2011. Ai dështoi sepse palestinezët nuk morën mbështetjen minimale të kërkuar nga nëntë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit