LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të gjejnë parregullsi në përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, kërkojnë përsëritjen e konkursit

OJQ-të gjejnë parregullsi në përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, kërkojnë përsëritjen e konkursit

Shoqëria civile po kërkon që të përsëritet konkursi për të përzgjedhur Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Monitoruesit nga Lëvizja Fol thonë se ky rekomandim ishte jo-meritor dhe se gjatë procesit ka pasur shkelje.

Ata po kërkojnë që konkursi të përsëritet.


“Në procesin e fundit rekrutues Lëvizja Fol ka vërejtur se CV-ja e njërit prej kandidatëve, që ishte edhe kandidati më i poentuar, ka pasur dallime të mëdha me të dhënat e tri konkurseve të kaluara të këtij kandidati. Ne mendojmë se procedurat e përzgjedhjes së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi duhet të fillojnë nga e para dhe se duhet të ketë vlerësime në bazë të meritokracisë”, deklaroi Albana Hasani nga Lëvizja FOL.

Edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se pozita e Komisionerit për Privatësi dhe Informim është pozitë e lartë shtetërore që kërkon profesionalizëm dhe transparencë.

“Është një pozitë shumë e rëndësishme shtetërore që kërkon profesionalizëm dhe transparencë nga Kuvendi. Në këtë pozitë duhet të zgjidhet më i miri dhe jo ai që përfaqëson parti politike por vetëm  atë që e kërkon ligji. Monitoruesit nga shoqëria civile kanë vërejtur disa shkarje te kandidati që është rekomanduar për t’u zgjedhur në këtë pozitë”, deklaroi Florent Spahija nga KDI.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori