LAJMI I FUNDIT:

OIK: Pa infermierët lufta me COVID-19 do të ishte e humbur

OIK: Pa infermierët lufta me COVID-19 do të ishte e humbur
Foto: Arkiv

Oda e Infermierëve të Kosovës ka theksuar se jeta dhe shëndeti i qytetarëve është pika jetike në sfidën globale të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, e cila shënohet çdo vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Naser Rrustemaj, kryetari i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka thënë se në luftën me pandeminë COVID-19, janë infermierët ata që po tregojnë dije e guxim në ruajtjen, promovimin dhe kujdesin ndaj shëndetit të pacientëve, duke vënë shëndetin e qytetarëve mbi jetën dhe shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka vlerësimet më të larta për përkushtimin e treguar nga anëtarët e saj në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në situatë pandemie. Janë infermierët, si komuniteti më i madh mjekësor në botë, pa të cilët lufta ndaj Covidit do të ishte e humbur”, ka thënë Rrustemaj.


Rrustemaj ka theksuar se jetët e shumta mes komunitetit dhe anëtarësisë tonë janë të pakthyeshme, por, OIK do të kujtojë me krenari gjithë infermierët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë që humbën jetën si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

“OIK fton gjithë qytetarët e Kosovës të ndërgjegjësohen dhe të shtojnë kujdesin karshi infeksionit vdekjeprurës. Kjo është ndihma më e madhe edhe për stafin shëndetësor, për të qenë në krye të detyrës”, ka shtuar kryetari i OIK-ut, duke uruar që ky vit, të jetë i fundit kur Dita Botërore e Shëndetit, shënohet me një pandemi që po merr pa kursyeshëm jetë njerëzish. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori