Më shumë se 200,000 turistë të huaj kanë vizituar Ohrin dhe Strugën që nga fillimi i sezonit turistik bazuar në të dhënat e Asociacionit të Hoteleve të Maqedonisë.
“Pjesa më e madhe e diasporës nuk përfshihet në këtë numër. Këtë sezon, presim që ta mbyllim me afër 2 milionë bujtje”, deklaroi Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.
Sektori i turizmit është i kënaqur me mënyrën se si shkoi sezoni veror. Ata thonë se sipas të gjitha parametrave, do të jetë pothuajse në të njëjtin nivel, në mos më i mirë se viti 2019, i cili ishte më i miri në turizëm në njëzet vitet e fundit.
“Sezoni ishte më shumë se sa pritej. Me një fjalë, kishte një fluks vizitorësh të huaj. Kërkohej një vend më tepër. Shumë hotele, nëse më herët flisnim për dy ose tre data gjatë sezonit ku nuk kishte vend, këtë vit kishim 10 deri në 15 ditë ku nuk mund të gjendej vend në asnjë hotel në Ohër dhe Strugë”, tha Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.
“Në përgjithësi, në 10 vitet e fundit, ky është një nga sezonet më të mirët. Jemi të kënaqur me interesin e vizitorëve, natyrisht që ka disa probleme të vogla kudo. Gjithçka filloi në 15 mars dhe kemi vizitorë deri në fund të tetorit. Kjo do të thotë se ne kemi punë vazhdimisht për gjashtë ose shtatë muaj. Kjo është pozitive për turizmin në Ohër dhe Strugë”, u shpreh Musa Rashid – pronar hoteli.
Mirë do të jetë edhe për dy muajt e ardhshëm. Në shtator dhe gjysmën e parë të tetorit, hotelet do të jenë rreth 80% plot.
Këtë verë, më të shumtë ishin vizitorët individualë nga Turqia, Holanda, Polonia, Serbia, Belgjika dhe Anglia. Për periudhën janar-korrik, nga mbledhja e taksës turistike nga hotelet dhe bujtinave private, Komuna e Ohrit mblodhi mbi 7 milionë e 700 mijë denarë. Fitimi më i lartë është realizuar në korrik, mbi 4 milionë denarë.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve të huaj u rrit deri në 40 për qind nga janari deri në qershor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri tani nuk ka të dhëna për pikun e sezonit, për muajt korrik dhe gusht.
Bujtje më të shumta ka pasur nga vizitorë nga Turqia, pasuar nga holandezët dhe polakët./Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi