Njëri nga projektuesit e Parlamentit të Evropës, arkitekti belg, Géza Ogonovszky, konsideron se projekti ''Shkupi 2014'' është mjaft i tepërt, duke thënë se arkitektët cilësor të vendit duhet të ndërtojnë identitetin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se është e dëmshme që sot të ndërtohet Shkupi, ashtu siç është ndërtuar para 2 mijë vjetësh.


''E kuptoj se Maqedonia e kërkon identitetin e saj përmes përmendoreve dhe arkitekturës. Por, mendoj se ka egzagjerime. Pyes, a është kjo mënyra e kërkimit të identitetit? Bëhet fjalë për një fasadizim përballë arkitekturës, që unë personalisht nuk e arsyetoj dhe mendoj se Maqedonia ka arkitektë cilësorë, që përmes arkitekturës së tyre të kërkojnë dhe japin karakteristika tjera, nga këto që sot i shohim'', thotë Ogonovszky për Tv Telma./Telegrafi/