Site icon Telegrafi

Ofroi përmes rrjeteve sociale marrëdhënie seksuale pa pagesë, tremijë persona rrethuan hotelin (Video)

Policia arrestoi blogeren, që ofroi marrëdhënie seksuale pa pagesë, si pasojë  e së cilës tremijë persona e rrethuan hotelin në Hunan të Kinës, ku ajo po qëndronte.

Miss Ye ishte paraqitur Live në rrjetet sociale, duke joshur me linjat trupore, ndërsa tregoi edhe numrin e dhomës, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja 19-vjeçare po hetohet për prostitucion, ndërsa janë duke u marrë në pyetje disa prej të interesuarve për ofertën e saj.

“Kush vjen te unë… Të bëjmë seks… Gjithçka është falas”, ka thënë mes tjerash Ye, derisa flirtonte publikisht me të gjithë.

Deri më tani, ajo është njohur si blogere, që tregon kryesisht për përvojat seksuale, ndërsa nuk hezitonte të shfaqte edhe shumë pjesë të trupit. Sipas të gjitha gjasave, këtë veprim e kishte bërë vetëm për famë. /Telegrafi/

https://youtu.be/udbuvcoP7-w

Exit mobile version