Dorëheqja e Rafet Jasharit nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës, ofrimi i blerjes së letrave me vlerë për mërgatën si dhe zgjedhja e Fahrie Morinës në pozitën e drejtoreshës së Autoritetit Rregullator të Ujit, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në fillim të javës kishte bërë të ditur vendimin për ofrimin për blerje të letrave me vlerë për mërgatën.
“Po e përmbushim dhe një premtim që kemi dhënë për bono për diasporën. Bono tre vjeçare dhe pesë vjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht. Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes. Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro në të drejtë të rritjes deri më 50 për qind të shumës së ofruar”, kishte thënë Murati.
Sipas tij, interesi vjetor do të jetë 1.2 për qind, ndërsa për 5 vjet është 2.2 për qind në vit.
Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro.
Kujtojmë se i njëjti propozim ishte dhënë edhe nga ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa, Avdullah Hoti.
“Këto letra me vlerë, do të sigurojnë mjete për qëllime specifike, siç janë subvencionet për bujqësi dhe për ndërmarrje të vogla. Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu, përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë”, pati thënë Hoti, përcjell Telegrafi.
Rafet Jashari ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës që e ushtronte që nga data 3 qershor.
I njëjti dorëheqjen e kishte ofruar para Bordit Drejtues të Postës.
Po ashtu, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kanë njoftuar se ka caktuar Fakete Kadiu, në pozitën ushtrueses së detyrës së kryeshefes ekzekutive në Postën e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Fahrie Morinën, kryetare e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Ajo mori shumicën e votave nga deputetët e pranishëm në seancë.
Mandati i saj do të jetë pesëvjeçar.
Qeveria e Kosovës në prezantimin e Pakos së re të Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19 ka thënë se pritet të ndahen 50 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.
Sipas njoftimit, 10 milionë euro janë ndarë për të gjithë ata dhe ato që kanë humbur vendin e tyre të punës përgjatë periudhës mars 2020 – prill 2021.
“10 milionë euro, Qeveria do t’i ndajë për të gjithë ata dhe ato që kanë humbur vendin e tyre të punës përgjatë periudhës mars 2020 – prill 2021. Për çdo të ri të punësuar, Qeveria do ta subvencionoj pagën në 3 muajt e parë në vlerë prej 170 euro në muaj”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, 10 milionë euro janë për mbështetjen e secilit të punësuar të ri që nuk ka qenë i punësuar në tre muajt e fundit e që deklarohet në Administratën Tatimore të Kosovës. Ndërsa, 10 milionë euro për punësimin e të rinjtë të moshave 18-24 vjeç.
Pjesa tjetër prej 20 milionë eurove do të ndahen për punësimin e grave, e personave me nevoja të veçanta, për mbështetjen e trajnimeve dhe punësimit në teknologji informative dhe për skemën e granteve për zanatet.
Përveç mbështetjes së punësimit, kjo pako përfshinë edhe ringjalljen e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro, mbështetjen për familjet me vlerë 50 milionë euro, mbështetja për ndërmarrjet publike me vlerë 112 milionë euro, si dhe investimi në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro.
Ditë më parë, ministri Murati kishte prezantuar këtë Pako, e cila kap vlerën prej 420 milionë euro.
Mjetet e ndara nga buxheti për financimin e kësaj pakoje janë 190 milionë euro, ndërsa 230 milionë euro vijnë nga huamarrja.
Gjatë kësaj jave, Banka Qendrore e Kosovës në prezantimin e raportit vjetor 2020 ka vlerësuar se ekonomia e vendit ka shënuar rënie prej 3.9 për qind gjatë pandemisë COVID-19.
“Në vitin 2020, sipas vlerësimeve tremujore të Agjencisë së Statistikave (ASK), ekonomia e Kosovës ka shënuar rënie vjetore prej 3.9 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
BQK thotë se rënia ekonomike ishte kryesisht përmes sektorit të jashtëm të ekonomisë.
“Rreziqet e rritura si pasojë e pandemisë dhe masat e ndërmarra për të frenuar përhapjen e COVID-19 konsistuan kryesisht me masa kufizuese në udhëtim. Kjo është reflektuar në rënie të aktivitetit ekonomik veçanërisht në tremujorin e dytë dhe të tretë, dinamika që u përkthyen në rënie të theksuar në eksportin e shërbimeve në kuadër të bilancit të pagesave. Konkretisht, rënia e vizitave të diasporës në Kosovë si pasojë e drejtpërdrejtë e masave kufizuese për të menaxhuar me krizën shëndetësore ka rezultuar në rënie reale të eksportit të shërbimeve, duke ndikuar në thellimin e deficitit tё eksporteve neto”, thotë BQK.
Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, Ligji për Gjykatën Komerciale mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.
Ai në tryezën “Ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka thënë se, krahas kësaj parashihet të rritet edhe numri i stafit administrativ.
Në këtë mënyrë, siç tha ai, numri i personelit komercial do të arrijë në 97 persona.
“Arsyeja tjetër pse ne kemi vendos që ta trajtojmë shumë shpejt këtë projektligj është pasi ju e dini që sot në Departamentin Ekonomik janë vetëm 5 gjyqtarë dhe sipas statistikave që kemi aktualisht në gjykata në vitin 2018-2020 janë diku 2 mijë e 260 lëndë të reja, përjashto lëndët më të vjetra që ekzistojnë. Pesë gjyqtarë, që i bie diku secili gjyqtar të ketë diku 500 lëndë për të kryer. Kështu, në këtë aspekt, është një lloj mundësie që të gjitha këto konteste të zgjidhen në mënyrë më të shpejtë duke e rritur numrin e gjyqtarëve nga 5 në 30, po ashtu edhe me staf administrativ të paraparë, që përafërsisht stafi dhe rritja e numrit të gjyqtarëve, do të ketë diku 97 veta. Kjo lehtëson zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, personave fizikë dhe juridikë dhe tregon se po krijojmë një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes”, ka njoftuar Sallahu.
Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës, ishte njoftimi i shefit ekzekutiv të Amazonit, Jeff Bezos se në moshën 57 vjeçare do të tërhiqet nga drejtimi i kompanisë.
Pas pensionimit, Bezos pritet t’i merr me vete hiq më pak se rreth 200 miliardë dollarë, një pasuri marramendëse që është 739,489 herë më shumë se vlera mesatare e një amerikani në moshën 65 vjeç.
Bezos gjatë vitit të kaluar, mori një pagë prej 81,840 dollarë dhe 1.6 milion dollarë kompensim.
Gjatë 2020-së, pasuria e tij neto u rrit për në 75 miliardë dollarë, ndërsa pandemia COVID-19 dërgoi shitjet e kompanisë në stratosferë, duke rritur ndjeshëm aksionet.
I pari i Amazonit, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa një punëtor mesatar amerikan në një javë, ka tërhequr kritika për pasurimin, derisa mijëra punëtorë në kompaninë e tij jetojnë në vështirësi ekonomike.
Ai do të zëvendësohet nga shefi ekzekutiv i Amazon Ëeb Services, Andy Jassy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje