LAJMI I FUNDIT:

Ofertat online për vajzat shqiptare: Njëmijë euro për një të virgjër

Ofertat online për vajzat shqiptare: Njëmijë euro për një të virgjër

Ofrojnë pagesë mbi njëmijë euro në muaj, mundësi punësimi si modele në vende të ndryshme të Evropës dhe udhëtime turistike. Kërkohen vajza si modele për webkamera, apo siç e quajnë ndryshe “punë erotike online”.

Njoftimet bëhen në internet, nën tituj të tillë si “Cila femër kërkon të punojë në Zvicër”, “Kërkoj një femër me qira”, “Kërkoj një femër për punë e do ta ndihmoj me pare”, “Kërkoj një vajzë me virgjëri të vërtetuar” etj.

Njoftime të tilla gjendet në faqet e internetit ku pasqyrohen njoftime të ndryshme për punësim. Pas disa prej këtyre ofertave joshëse fshihet kërkesa për marrëdhënie seksuale dhe ushtrim prostitucioni.


Madje, në disa lajmërime të tjera kjo kërkesë bëhet hapur duke i vënë një çmim si virgjërisë ashtu edhe kohës që vajzat do të shpenzojnë me personin që ka publikuar njoftimin.

Nuk mungojnë as rastet kur një aktivitet i tillë është shndërruar në biznes dhe vajzat duke u joshur nga puna e modeles përfundojnë duke bërë striptizëm përpara një web kamera në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Raste të tilla janë goditur më herët edhe nga policia ku disa vajza, kryesisht studente punonin nëpër studio të paregjistruara ku kryenin seks virtual nëpërmjet chatit.

Polica e Shtetit thotë për ‘News24’ se përveç vështirësisë së identifikimit të personave që joshin dhe kërkojnë vajza për shërbime të tilla, ka edhe një problem tjetër. Në kuadrin ligjor shqiptar ka vakuum. Policia mund të ndëshkojë pronarin e një aktiviteti të paligjshëm, por jo aktivitetin që kryhet në të, pasi ligji nuk parashikon një vepër të tillë penale.

Policia thotë gjithashtu se identifikimi i rasteve ku kërkojnë marrëdhënie apo ofrojnë para online, është shumë i vështirë, pasi nëpërmjet një numri telefoni apo një kompjuteri nuk mund të faktohet vepra penale. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori